Këmbim valutor/ Leku fiton pikë me dollarin humb me euron

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten Leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan, ndërsa humbi me euron.
Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë dollari u këmbye sot me 131.67 lekë ose 0.65 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa monedha evropiane, euro fitoi 0.03 lekë duke u këmbyer me 140.52 lekë. Edhe në tregjet ndërkombëtare monedha e gjelbër ra me 1.8 për qind kundrejt shportës së homologëve më të mëdhenj.
Gjatë mbremjes së ditës së djeshme, euro u rrit me 2.5 për qind kundrejt dollarit, duke shkuar në nivelin e saj më të lartë në 6 vitet e fundit. Por gjatë mëngjesit të ditës së sotme ajo ra me 2 për qind, duke u këmbyer me 1.0631 euro për dollarë.
Ardian Civici tha për ATSH-në, se tregu valutor në vend luhatet brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, ndonëse ai reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesën e lartë për euro që ka konsumatori në vendin tonë. Sipas tij, një euro e fortë do të thotëpër shumë individë apo subjekte ekonomike që kanë marrë kredi në euro të paguajnë më shumë lekë Ndersa dobësimi i saj natyrisht që ndikon në uljen e çmimit të kredive të tyre.
Edhe tregtarët, qofshin importues apo eksportues, interesohen natyrshëm për fortësinë apo dobësimin e euros dhe dollarit në mënyrë që të orientojnë blerjet dhe shitjet e tyre në tregjet më të favorshme të zonës euro apo zonës së dollarit. Dobësimi i euros favorizon importet duke i bërë ato më të lira në raport me lekun, ndërkohë që forcimi i dollarit i bën më të shtrenjta importet dhe rivlerësuar pozitivisht eksportet.
/atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë