/ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku këtë javë ruajti vlera të qëndrueshme kundrejt valutave kryesore, ndonëse dollari amerikan shënon vlerën më të lartë të këmbimit 128.48 lekë, që nga nëntori i vitit 2014.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet të shtunën me 140.98 lekë. Kjo vlere është ruajtur pothuajse gjatë gjithë kësaj jave, që përkon edhe me ditët e fundit të muajit maj 2015.
Ekspertët e tregut shprehen se, tregu valutor vendas vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare, ndërsa efektet sezonale, që karakterizojnë këtë periudhë forcimin e monedhës vendase, janë ende të papërfillshme.
Sipas BSH-së, ecuria e lekut në raport me monedhat e tjera, vlerësohet e stabilizuar ndërsa lëvizjet e vlerave dollar dhe euro janë brenda intervalit të parashikuar prej saj. Kërkesa e lartë për euro në tregun vendas po ruan dhe pozitat e monedhës evropiane në kufijtë e 140 lekëve, bën të ditur BSH-ja.
/Shqiptarja.com