Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, dollari ka vijuar rritjen e tij, duke shënuar në fillim të javës vlerën e 128.87 lekë, ose me 1.09 lekë më shumë se në fund të javës së kaluar.
Këtë fillim jave, edhe euro ka shënuar një rritje prej 0.04 lekë, duke u këmbyer me 140.30 lekë.
Ekspertët shprehen se ecuria në tregun vendas reflekton lëvizjet e këmbimit valutor në bursat ndërkombëtare. Ndësa sipas tyre kërkesë oferta për valutë patjetër që dominon pozitat e euros dhe dollarit kundrejt Lekut.
Forcimi i monedhës amerikane është një fenomen që po ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare valutore, ku monedha Euro vlerësohet se e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas dollarit amerikan, në dy vitet e fundit. Sipas tyre monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, ruan pozita të forta në tregun vendas si pasojë e kërkesë-ofertës, ndonëse në tregjet ndërkombëtare pozitat e saj ndaj dollarit janë dobësuar. /ATSH/