/ATSH/- Sot në kushtet e një realiteti me dinamikë të zhvilluar, interesi dhe vëmendja për ecurinë e këmbimit të monedhave kryesore si euro apo dollar është rritur ndjeshëm. Jo vetëm bankat apo zyrat e këmbimit valutor, por dhe një pjesë e aktorëve ekonomikë e financiarë i referohen disa herë në ditë kursit të këmbimit të këtyre monedhave me njëra-tjetrën dhe veçanërisht qëndrueshmërinë e lekut ndaj luhatjeve me valutat.

Eksperti i ekonomisë Drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike në Tiranë, dr. Zef Preçi, shprehet se, informacioni dhe njohuritë mbi kursin janë një instrument i domosdoshëm per vendimmarrjeje të ndryshme ekonomike, transaksione etj. Eksperti i ekonomisë e sheh me optimizëm ecurinë e treguesve ekonomike të vendit, ndësa nenvizon se "ka një perceptim të gjerë në publikun shqiptar për qëndrueshmërinë e besueshmërinë e monedhës euro".

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e suubjekteve dhe individeve kanë kredi në euro ndërkohë që të ardhurat i kanë në lekë, për pasojë janë shumë të interesuar për kursin e këmbimit lek/euro.

Dobësimi i euros natyrisht që ndikon në uljen e çmimit të kredive të tyre, ndërkohë që forcimi i saj ia bën ato më të shtrenjta. Orientimi i import-eksporteve në Shqipëri është ndikuar ndjeshëm nga forcimi apo dobësimi që kanë pësuar dy valutat bazë, euro dhe dollari. Dobësimi i euros favorizon importet duke i bërë ato më të lira në raport me lekun, ndërkohë që forcimi i dollarit i bën më të shtrenjta importet duke rivlerësuar pozitivisht eksportet.

Në gjashtë muajt e fundit, monedha e përbashkët europiane, euro, ka hyrë në një kurbë zbritëse në raport me dollarin amerikan duke u këmbyer në këtë fund shtatori me 1.25-1.27 USD nga 1.38 USD që këmbehej në muajin maj 2014.