Sipas kursit zyrtar në Bankën e Shqipërisë një dollar u këmbye të mërkurën me 132.79 lekë ose 2.33 lekë më shumë se një ditë më parë, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë përballë lekut shqiptar.
Në harkun e 10 muajve, monedha e përbashkët europiane ka rënë me më shumë se 35% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, duke u kthyer në fenomenin surprizë të gjysmës së dytë të vitit të shkuar. Por në tregun valutor shqiptar 1 euro u këmbye të mërkurën me 140.41 lekë ndaj 139.76 që ishte në fund të muajit shkurt.
Sipas kursit të BSH-së, zhvlerësimi i monedhës shqiptare konstatohet ndaj të gjitha monedhave të tjera të huaja, siç është paundi britanik, jeni japonez apo franga zvicerane.
Ekspertët shpjegojnë se, forcimi i monedhës amerikane është një fenomen që po ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare valutore. Ndërsa kërkesë- oferta mban monedhën evropiane në pozita të forta kundrejt lekut. /ATSH/