Shqiptarët janë shndërruar në përmbysësh tavolinash dasmash, në mallkues të atyre që tregojnë në sytë e të gjithëve mirëqënien e jashtëzakonshme, luksin e niveleve më të larta, veshjet e firmave më të njohura, vende ekskluzive dhe përrallore, pushime me shumë yje, rininë e përjetshme përmes operacionesh të kushtueshme. Të përmbytur nga ky realitet, disa prej nesh po arrijnë të mallkojnë dasma e të urojnë vdekje. Një uragan marramendës i krijuar nga gjellët e helmuara të ngjarjeve që disa të tjerë ofrojnë në opinion, për t’i gëlltitur.
Është krijuar ajo që dikush, ose disa, deshën dhe arritën ta bëjnë: Të përziejnë e të ngatërrojnë njerëz dhe situata, të ndershëm me të pandershëm, hajdutë me të drejtë, të vërtetë me gënjeshtarë, dembelë me punëtorë, kriminelë me biznesmenë, shëronjës me vrasës, tregtarë me bamirës...
E në këtë atmosferë të helmuar mallkimet janë “garancia” e një lirie të fituar: Të shaj se ndryshe do të plas ndërsa shoh djalin apo vajzën e filanit të arrijë aty ku asnjë shqiptar nuk e kishte menduar dhe nuk mundet të arrijë ndershmërisht; me një garë të barabartë.
Drejtësia që deri më sot është treguar ndëshkuese, duhet të kalojë në fazën e një drejtësie që duhet t’i tregojë një populli të përmbytur nga e pavërteta se ku dhe si e drejta qëndron. Kush janë hajdutët dhe kush njerëzit korrektë, kush gënjeshtarët dhe kush manipuluesit. Duhet të thuhet me zë të lartë kush është fajtor, por edhe kush është i pafajshëm në këtë vend të plagosur nga mungesa e gjatë e të Drejtës së mirë. Nga Drejtësia, pritet Dritë.
Komente













njerezit me zemer te keqe,xhelozi e tepruar.Mos valle te ghithe duhet te jene njesoj?Dikish qe punin shume,ka perparesi ne ne pagesa te larta nuk eshte njesoj si ata qe rrijne ne kafene dhe qe presin ti vijne leket nga qielli.Gezimi me i madh per prindin eshte kur arrin te martoje femijen.Dhe me ato qe ka arrit i shpenzon .Uroni o njeres,mos u bani shoirt keqinj se i thone nje fjale si urofsh s pesofsh!
PërgjigjuPo shum fare e thjeshte mos boni gjona per tju mallkojn.leket e veta secili ben cdon po ketej shan ofendojn kritikojn e ketej duke festuare bashk .
PërgjigjuDhe pak e kanë mallkimin e NËNAVE të refugjatëve..bastardët mjeran të dasmave të mëdha....
Kur dua tè lexoj diçka tè kotè, pa asnjè vlerè informacioni,kur dua tè lexoj diçka qè nga mediokriteti nuk gjen simotèr askund,,znj Malltezi èshtè gjithmonè aty dhe nuk na dezulizionon kurrè. Si kupat e akullores mbi njèra tjetrèn, kèshtu "na shèrben" zonja me çdo artikull tè saj. Pyetja qè duhet tè shtroni èshtè,,,,SA KUPA MEDIOKRITETI DONI? Sa mè shumè tè jeni nè gjèndje tè shijoni atè ditè,,aq mè afèr zonjès jini.
Përgjigju