'Kemi dëgjuar se fle vetëm gjumë'/ Basha me fermerët në Divjakë heq dorë nga protestat: Në pushtet vetëm me program (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot ishte në Divjakë në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë" ku zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Myzeqesë. E ndërsa akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, ai kishte një përgjigje për ata që i thonë se fle gjumë. Një prej fermerëve i tha se kemi dëgjuar vetëm që kryetari Basha fle gjumë, ndërsa lideri demokrat i tha se 'Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe për këta fle gjumë'.

Gjatë fjalës së tij Basha ritheksoi edhe njëherë se ka hequr dorë nga ideja e protestave për të ardhur në pushtet. "Ti hap rrugë një qeverie që vjen me votën tuaj të lirë. Rruga për të dalë nga kjo janë zgjedhjet për programin që mendoni se është më i mirë për ju, ky është mekanizmi bazë i demokracisë. Nëse nuk mbajmë fjalën meritojmë protestën. Ju them se në këtë qëndresë do të keni mbështetjen e opozitës.

Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet e vërteta vendore. Faleminderit dhe shpresoj që së shpejti të kemi mundësi të bashkëbisedojmë dhe të takohemi këtu apo në Tiranë" tha ai. Lulzim Basha përpos taksave dhe tregun, kishte edhe një premtim për fermerët. "Fëmijët e fermerëve do të paguajnë zero tarifë për universitetin dhe do të kualifikohen në shkolla profesionale për atë sektorë që ju shërbejnë ju".

Basha komentoi edhe ngërçin për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ku akuzoi sërish se për hesap të krimit Edi Rama do të kapë dhe drejtësinë.  "Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish.

Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse jane tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perendimore. E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojne ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për keta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kush është në burg dhe komandon krimin prej aty do t’i ‘prihet’ gjuha dhe nuk do të komandojë më prej aty.

Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura. Nuk ka zgjidhje me këta njerëz.  Nuk kanë ofertë. Nuk sjellin dot as rend e siguri, as lufte kundër korrupsionit, përkundrazi, të vetmin preokupim është te kapin drejtësinë" tha Basha.


Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Divjakë
Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale. Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale.

Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj. Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvensionet direkte, është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj lloj mënyrash për ta bërë këtë.

Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë tju marrin ju gjithçka. Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvensioneve direkte.

Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si tju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për tju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë për tju mjelë. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar.

Zgjidhja është që paratë që shkojnë tek ata oligarkë të kalçetos të shkojnë tek fermeri. Koncensionet dhe PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerët do të kthehen në një buxhet 100 milion euro për mbështetje direkte për fermerin. Në kushtet e sotme me fat është ai që del fyt e fyt, shumica jeni të zhytur në borxhe dhe merrni borxhe për të larë borxhe, askush nuk i kupton këto në kalçeton e korrupsionit.

Unë jam këtu për ti kuptuar gjërat me sytë e shqiptarëve. Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe nga një qeveri e dalë nga vota e lirë e juaj.  Nukd o të jetë një qeveri e dalë nga krimi, nga Rrajët që diktojnë sot në qeveri. Zgjidhja do të vijë nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Ne po punojmë që ju të zgjidhni sa më shpejt qeverinë që ju ofron programin që ju mendoni se është më i miri për ju. Nuk do të keni nevojë për nip sepse identifikimi i fermerit shqiptar do të bëhet vetëm më kartë identiteti. Nipti u shpik për t’ju futur ju në vathë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Protestuesi pa byrek: 17/11/2019 17:44

    Na prishe punë që hoqe dorë nga protesta, i le pa punë e pa byrek 300 veta.. Tuurp të të vijë!!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 17/11/2019 17:28

    Basha vec fke gjume e te ha mune

    Përgjigju
  • Cim tironci: 17/11/2019 15:19

    Shume keq qe heq dore nga protestat PO NE GJE TE KESH TE QARTE SE PO DOLI ED RAMA NE OPOZITE AI DO TA SHTOJE DOZEN DHE DO PROTESTOJE DERI SA TE TE RREZOJE

    Përgjigju
  • Hajvan Basha: 17/11/2019 13:09

    Ahh i shkreti të që Rrot ka*i ngele, po si ore Fëmijët e fermerëve sdo paguajnë taksë universiteti dhe ata që jetojn në qytet do paguajn ee.. Ncncncnc po jo or jo nuk bëhesh dot kryeministër ti, jo se Rama me i mirë se ty, po ai të paktën di të gënjej, ti dhe këtë gjë se bën dot se ske tru dhe nuk bind as gomerët e Lushnjes.

    Përgjigju
    • Haha: 17/11/2019 16:06

      ......Nuk bind as gomaret... po krrici natyrisht mbetet krric gomari

  • Divjakasi: 17/11/2019 12:59

    Ja si i perqesh populli keta ish-kriminele qe PERPIQEN TI HEDHIN HI SYVE TE POPULLIT,,,,POPULLI SHQIPTAR ESHTE NJE POPULL I ZGJUAR,NUK JA HEDH DOT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë