Këndi i lojërave tek liqeni, Beqiraj:
Ligji s'parashikon leje mjedisore

Këndi i lojërave tek liqeni, Beqiraj:<br />Ligji s'parashikon leje mjedisore
Ndërtimi i një këndi lojërash për fëmijë, bazuar në ligjin nr 10440 datë 7.7.2011 për vlerësimin në mjedis nuk kërkon marrjen e një leje mjedisore.

Pas peticionit që shoqëria civile i ka drejtuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për ta pyetur këtë të fundit nëse ka apo jo një leje mjedisore për ndërtimin tek parku i liqenit, drejtori i Agjencisë Julian Beqiraj sqaron detyrimin ligjor që kishte në këtë rast Bashkia.

“Shtojcën për vlerësimin e ndikimit në mjedis, sikundër dhe në shtojcën për ligjin për lejet e mjedisit, nuk ka asnjë pikë ku të shkruhet kënd lojërash. Pra, që Bashkia të aplikojë duhet të ketë një pikë në shtojcë. Ndërtimi i një këndi lojërash nuk ka emetim ne “Mjedis” pra nuk ka nevojë për leje mjedisi” ka thënë Beqiraj.

Beqiraj sqaron se parku i liqenit nuk bën pjesë në zonat e mbrojtura nga ministria e se ai menaxhohet nga Bashkia e cila mund të zgjedhë vetë nëse ndërhyn apo jo në të.

“Parku i Tiranës menaxhohet nga vetë Bashkia e Tiranës, nuk është një zonë që menaxhohet nga Ministria e Mjedisit. Nuk është parku i Dajtit që është pjesë e zonave të mbrojtura dhe menaxhohet nga po vetë Bashkia” ka shtuar ai.

Po ashtu Beqiraj sqaron se në raste të një ndërtimi ka dy lloje lejesh për të cilat aplikohet.

Leje mjedisi mund të merret nga një fabrikë çimentoje sepse ka emetim në ajër. Agjencia Kombëtare e Mjedisit funksionon bazuar në dy ligje, për procesin e licencimit, ligjit për lejen e mjedisit dhe ligjin për ndikimin në mjedis” ka përfunduar Beqiraj.

Mungesa e lejes mjedisore ka qenë edhe arsyeja që nxiti shoqërinë civile të protestonte e që prej më shumë se një jave është “ngujuar” jashtë rrethimit të parkut.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën