Këngëtarja rumune, Andrea Vilcan vizitoi ditën e djeshme (28 nëntor) Kosovën dhe shkoi në Prekaz.

Rumunja është bërë tashmë shumë e famshme në Shqipëri, pasi ditë më parë këndoi në mënyrë të përkryer në gjuhën shqipe këngën ‘Mora Fjalë’ që tanimë është kthyer në himn për kombëtaren kuqezi.

Në foton e postuar në rrjetin e saj instagram, këngëtarja uron shqiptarët për festën e Pavarësisë dhe bën shqiponjën me duar.

“Urime 28 Nëntori, gjithë shqiptarëve”, shkruan në postim.