Ervin Salianji i ka bërë të ditur Sali Berishës se ai dhe njerëzit që e mbështesin janë sfidantët politikë të Partisë Demokratike, duke i përmendur mungesën dhe mos respektimin e votës.
Është një sfidë e fortë, sidomos tani që po afrohet ajo që quhet skadenca e mandatit të Berishës në krye të PD.
Megjithatë për dinosaur politikë siç është edhe doktori, etiketat e skandenës janë thjeshtë frmale, ku edhe mund të ndërrohen apo të hiqen fare.
Ervin Salianji duhet thënë që ka nisur një betejë krejtësisht normale, madje edhe përtej normales për rregulla, votë, demokraci, lidership në opozitë. Një betejë, që përtej të gjithave është gjithsesi një kontribut pozitiv, pasi i jep më shumë kuptim një debate që në radhë të parë duhet ta bëjnë demokratët e bazës. Të cilët nuk janë ato demokratë që ikën pas dështimit të Lulzim Bashës apo parardhësve të tij në betejat për një proces politik në PD.
Beteja e Ervin Salianjit është një sprovë e vonë, megjithatë si i thonë fjalës më mirë vonë se kurrë. Po çfarë mund të sjellë lëvizja e Salianjit, a mund të rrëzojë Sali Berishën?
Një lëvizje e fortë brenda PD mund të rrëzonte Sali Berishën për të sjellë një lidership të ri, por lëvizja e Salianjit nuk duket ka këtë objektiv. Saljanji synon më shumë të marrë atë pjesë që ka humbur nga PD, pas burgosjes.
Një betejë epike në opozitë normalisht duhet të ishte një betejë reale për formën, përmbajtjen, e në radhë të parë për lidershipin.
Ervin Salianji është një lojtar, që pasi më 8 janar doli me topuzin e famshëm kundër pushtuesve të sëlisë, ishte ndër të parët që amnistuan pushtuesit e 8 janarit.
Me logjikën se Sali Berisha ka më shumë mbështetës. Një logjikë që nuk ka sens politik, pasi mbështetës mund të kenë shumë por në fund, një ide apo një lider arrin të bëjë për vete shumicën me projektin e tij.
Megjithatë deri tani Ervin Salianji ka arritur disa objektiva; ka mobilizuar shumë mbështetës në opozitë, ka zgjuar interesat sidomos të të rinjve, por Salianji duhet të tregojë se çfarë ai mendon për projektin e opozitës si alterntivë, lidershipin e saj, e më pas si do të jetë dhe kush do të jetë në qeverisjen e saj. Pa këtë pasaportë, Salianji do të konsiderohet si një fantazëm politike në shërbim të doktorit, siç bëri pas 8 janarit 2022.
Komente












