Këngëtarja britanike, Jessie J koncert  
në Tiranë për 70-vjetorin e çlirimit

Këngëtarja britanike, Jessie J koncert  <br />në Tiranë për 70-vjetorin e çlirimit
E ftuara speciale e cila do të performoj në një koncert në Shqipëri për 70-vjetorin e çlirimit është këngëtarja britanike Jessie J. Ka qenë vetë këngëtarja britanike e cila nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook është shprehur se do të jetë pjesë e këtij koncerti në vendin tonë.



“Për të festuar 70-vjetorin e çlirimit në Shqipëri, Jessie J do të përformojë në një koncert special falas për ditën e festën e çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor,’-ka shkruar këngëtarja në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Jessie J emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish është mjaft e njohur për hitet e saj edhe në vendin tonë ku përmendim “Donimo”,  “Nobody’s Perfect”, “Price Tag”etj ku është vlerësuar me mjaft çmime.

Ajo njihet gjithashtu si tekstshkruese mjaft e mirë duke përmedur tekstet e këngëve të këngëtarëve të njohur botërorë si Chris Broën apo Miley Cyrus. Jessie J ka qenë gjithashtu në jurinë e spektaklit të njohur të talenteve “The Voice of UK”, në Britani. 



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

13/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)