Një video ku shihet këngëtarja Katy Perry duke u përballur me një lloj problemi me syrin e saj të djathtë, teksa performonte në një koncert të fundit ka nisur që të qarkullojë në internet dhe kjo ka shqetësuar shumë fansat e saj.
Në pamje shihet teksa Perry ka probleme me syrin e saj të djathtë, ku duhet se se i mbyllet vazhdimisht në mënyrë të pakontrolluar. Perry arrin që të hapë syrin vetëm pasi ajo i “jep komandën” me dorë dhe pavarësisht kësaj ajo vazhdon të performojë.
Disa njerëz në mediat sociale e krahasuan incidentin e frikshëm të mbylljes së syrit me përballjen e fundit të Justin Bieber me sindromën Ramsay Hunt. Ndërsa nga vetë këngëtarja nuk ka pasur një reagim.