Këngëtarja Ermira Babaliu në një rrëfim ndryshe në “Rreze Dielli”: E kam realizuar misionin tim artistik, ndjehem e lumtur

Ermira Babaliu është ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila ka shkëlqyer në çdo skenë para viteve 90’. Tashmë ajo jeton në Amerikë prej rreth 26 vitesh, ndërsa nuk harron të rikthehet në vendin e saj, ku siç thotë ajo malli është tepër i madh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, Ermira flet më tepër për kthimet e herëpashershme dhe planet e reja artistike.

“Një nga arsyet që erdha, është se unë nuk rri dot pa ardhur, më merr malli. Kam në pogradec disa punë, vij 3-4 herë në vit, qoftë edhe për këtë trillin që më zë malli, për familjen , miqtë, shokët e shoqët dhe për varret tani” tha ajo.

Ndërsa flet për karrierën e saj në Amerikë prej 26 vitesh:

Audiencën në Amerikë e kam pasur të ngritur, ne jemi shumë shqiptarë atje dhe duhej vetëm fillimi I lidhjeve dhe tani shkon vetë ajo punë.

Me nostalgji, ja si e kujton Ermira Babaliu daljen e saj të parë në skenën e festivalit

"Janë emocione të bukura, në momentin që e ke provuar bëhen pjesë e jotja, më zë malli"tha ajo.

Ndër misionet e saj në mënyrë ‘ të heshtur’ është edhe bamirësia:

“Të japësh është bekimi më i madh i mundshëm, sidomos të japësh pa kërkuar asgjë në kthim. Që në kohën kur kam shkuar në Amerikë përveç obligimeve të tjera, të këngës dhe familjes, një mision i imi brenda meje është nidhma, dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë në fakt” rrëfen  ajo.

Artistja ndër të tjera, foli edhe për bashkëshortin e saj Aleksandrin si mbështetjen e saj të madhe në gjithë këto vite:

Jam shumë e lumtur që ne me bashkëshortin jem marrë vesh shumë mirë për atë pjesë të lirisë, që mbështetet mbi besimin dhe jam shumë e lirë dhe kam qenë shumë e lirë për të vepruar bukur artistikisht dhe për të ndjekur karrierën, sepse nëse do të kishe disa kufizime sado të vogla që të jenë ato nuk të lejojnë që të bëjnë një komplet dhe e falenderoj Sandrin.

Si artiste Ermira Babaliu shprehet shumë e lumtur që këngët e saj këndohen nga breza të tërë dhe mbeten te paharruara ndërsa thotë se nuk i beson shumë metodës së klikimeve.

Jam shumë e lumtur që këngët  e mija janë risjellë herë pas herë nga më të rinjtë.Tani po mendoj që ti kem të kënduara  me cilësinë e tekonologjisë së fundit. Kënaqem shumë kur këndojnë këngët e mija, sepse e shoh edhe si mision të artistit kur ka vazhdimësi. Unë e kam realizuar misionin dhe ndjehem dhe e realizuar dhe e lumtur. Mendoj që do të jetë e përkohshme edhe pse është trendi edhe në aspektin global, por gradualisht po distancohen ajo pjesë e vlerave nga kto, dhe po ricikliohen vlerat e vërteta.

 

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë