'I tregojmë botës se jena njo', shqiptarja e famshme në SHBA, këngë prekëse për viktimat e 26 nëntorit (VIDEO)
Një javë më parë, këngëtarja ka nënshkruar një kontratë me “Atlantic Records”, ndërsa ditën e djeshme publikoi projektin e parë në këtë shtëpi diskografike.
Redaksia 16 Dhjetor 2019, 16:51 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 17:15
Enisa Nikaj një nga këngëtaret e reja shqiptare të Maqedonisë e cila jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj jashtë Shqipërisë ka publikuar një kengë për tërmetin e 26 nëntorit.
Ajo ka lindur në Brooklyn nga dy prindër shqiptarë dhe ëndërra e saj më e madhe është të bëhet një këngëtare e suksesshme.
Enisa nuk ka ndjekur një shkollë muzike, fillimet e saj kanë qenë disa “covera” të këngëve të njohura dhe më pas i publikonte ato në kanalin e saj në Youtube.
Tashmë Enisa është një këngëtare e suksesshme në SHBA.
Një javë më parë, këngëtarja ka nënshkruar një kontratë me “Atlantic Records”, ndërsa ditën e djeshme publikoi projektin e parë në këtë shtëpi diskografike.
Ajo ka shprehur nwpwrmjet vargjeve gjithë mbështetjen e saj për të prekurit nga tërmeti dhe lidhjen e fortë me vendlindjen, gjithë vështirësitë që kaluan gjatë atyre ditëve shkatërrimtare.
“Kënga i dedikohet të prekurve dhe viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, me titullin ‘Something Beautiful’.
E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart.
100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”,shkruan Enisa në profilin e saj.
Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit ishte ndër më shkatërruesit në vendin tonë, i cili shkaktoi 51 viktima, mbi 900 të dëmtuar dhe la mijëra njerëz pa shtëpi.