Ambasada Amerikane rikujton të gjithë fituesit e Lotarisë që përpara se të aplikojnë për vizë të kontrollojnë me kujdes kriteret pranuese.
 
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se dëftesa e shkollës së mesme mund të penalizojë aplikuesin në momentin që nuk është me kohë të plotë.
 
Për ta thjeshtëzuar, Ambasada e shpjegon këtë situatë përmes disa fotografive ilustruese që përmbajnë një dialog në të cilin thuhet.
 
-Unë po aplikoj për Lotarinë. Kam mbaruar shkollën e mesme me kohë të plotë.
 
-Mirë se erdhët! Ja, t’i hedh një sy të lutem.
 
-Më vjen keq. Arsimimi me kohë të pjesshme nuk kualifikohet. Mbani mend, aplikoni në mënyrë të ndershme. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, gënjeshtra mund të çojë në pasoja të rënda.
 
-Ju uroj fat në të ardhmen!

 
“Ju uroj një të premte plot diell! Keni aplikuar për programin e Lotarisë? Keni rezultuar i përzgjedhur? Vizitoni faqen tonë të internetit: https://go.usa.gov/xNmVn për këshilla, udhëzime dhe pyetje të shtruara shpesh. Përpara se të aplikoni për vizë, sigurohuni që të kontrolloni kriteret kualifikuese mbi arsimin ose mbi përvojën e punës – jo të gjitha dëftesat e shkollave të mesme kualifikohen! Mirëpres pyetjet tuaja!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

 ambasada
ambasada

ambasada
ambasada

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com