Populli i Kenias po mban tre ditë zi për 148 viktimat e sulmit mbi studentët e Universitetit Garissa nga militantët e grupit terrorist Al-Shabab.
 
Cerëmonitë e pashkëve janë mbajtur në Kenia duke kujtuar të vrarët. Mëngjesin e së dielës, besimtarët filluan shërbesat fetare për të nderuar viktimat dhe u lutën për familjarët e tyre.
 
Gjatë ditës, edhe Papa Françesku dërgoi nga sheshi Shën Pjetër, mesazhe lutjesh për viktimat.
 
Ministria e brendshme ka deklaruar se një nga katër personat e armatosur që morrën përgjegjësi për sulmin, është identifikuar si djali i një zyrtari qeveritar.
Ai quhej Abdirahim Abdullahi, babai i të cilit është një drejtues lokal në qarkun Manera, në veri lindje të vendit. Kriminieli kishte studiuar më parë  për avokati në qytetin Nairobi.
 
I ati kishte raportuar te agjentët e sigurimit se djali i tij ishte zhdukur nga shtëpia, dhe po ndihmonte policinë që të bine në gjurmët e të birit, në kohën kur ndodhi sulmi terrorist.

Kenia
kenia

  Redaksia Online
 (Al.h/shqiptarja.com)