NAIROBI, 4 prill /ATSH-AFP/ - Pesë persona u arrestuan dhe u morën në pyetje në lidhje me sulmin e kryer nga një komando islamike në Universitetin e Garissas, ku si pasojë mbetën të vrarë 148 persona, njoftoi sot Ministria e Brendshme.
"Ne dyshojmë se ata janë bashkëpunëtorë me autorët e sulmit të kryer në Universitetin e Garissas (...) dh e po bëjmë përpjekje për të vendosur lidhjet me sulmin", deklaroi Mwenda Njoka, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Mes këtyre të dyshuarve bëjnë pjesë dy persona të arrestuar në brendësi të Universitetit, dyshuar se kanë lehtësuar hyrjen e komandos dhe një anëtari të dyshuar të komandos në ambjentet e Universitetit", shtoi ai./
/ec/









