Persona të atmatosur kanë hyrë në kampusin universitarë ‘Garissa University College’, në Kenia dhe kanë qëlluar me armë. Mendohet se sulmi është kryer nga grupi militant terrorist Al-Shabaab, grup ky i lidhur me ISIS, i cili ka kryer dhe sulme të tjera më parë në Kenia.
Ndërkohë, sipas të dhënave ka arritur në 70 numri i të vrarëve në sulmin e mëngjesit të sotëm. Terroristët kanë marrë peng qindra studentë të krishterë, numri i të cilëve sipas të dhënave të qeverisë arrin deri në 500.
Gjithashtu raportohet dhe për qindra të plagosur, ushtarakë e civilë, të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën. Zyrtarë të policisë dhe Kryqit të Kuq thonë se sulmuesit hynë në kampusin univeristar në 5:30 të mëngjesit me orën lokale duke hapur zjarr ndaj rojeve. Sipas dëshmitarëve, shumë prej viktimave, iu pre koka.
Trupa të shumtë të forcave policore kanë rrethuar zonën dhe po tentojnë të marrin situatën nën kontroll.
Burimet të ndryshme bëjnë me dije se mbi 100 studentë e profesorë janë shpëtuar, ndërsa dyshohet se sulmuesit mund të jenë mbi 5 veta. Sulmi nuk është marrë përsipër ende nga asnjë grup, por dyshohet se mund të jenë militantë të grupit esktremist Al-Shabaab.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com