GARISSA (Kenia), 2 prill /ATSH-AFP/ - Të paktën 70 persona, kryesisht studentë, u vranë dhe 79 të tjerë u plagosën pas një sulmi kundër Universitetit kenian të Garissas të kryer sot nga islamikët somalezë të shebabit, njoftoi ministri kenian i Brendshëm duke njoftuar një operacion final spastrimi.
Rreth 500 studentë janë regjistruar të gjellë, por ne kemi humbur shumë jetë (...) rreth 70", deklaroi Joseph Nkaissery në Garissa, lokalitet në lindje të Kenias rreth 150 kilometra nga kufiri somalez duke theksuar se bilanci ishte paraprak.
Katër terroristë janë vrarë dhe 90 për qind e kërcënimit është eliminuar", shtoi ai./
/ec/