10 vite pas 4 vrasjeve shtetërore, një prej përgjegjësve të 21 janarit, ish-kreu i Gardës së Republikës , Ndrea Prendi, është shfaqur papritur në TV për të folur për krimin e kryer.
E gjithë intervista e Blendi Fevziut, ka qenë një alibi i shëmtuar, jo vetëm që Ndreu të mbronte veten, por mbi të gjitha Sali Berishën.
Dhe duket se emisioni, ka pasur për qëllim pikërisht për këtë gjë. Vetë Ndreu, me siguri që nuk do të donte më kurrë të dilte në TV, pasi figura e tij është e lidhur me 4 vrasje dhe dalja e tij në publik, është thjesht një provokim për familjarët e viktimave, por dhe për drejtësinë, për faktin se ai është i lirë.
Por çfarë mund ta detyronte një njeri i akuzuar si përgjegjës për katër vrasje, të dalë e të flasë në TV, duke e ditur që dalja e tij shkakton emocione negative dhe ndjell drejtësinë e re, që të mos mbyllë më sytë para krimit shtetëror të 21 janarit?
Dhe për me tepër, çfarë do ta shtynte gazetarin Blendi Fevziu, që një javë më parë kur ishte 10-vjetori i vrasjeve ishte i vetmi që heshti me emisionin e tij, dhe tani keqpërdoret duke nxjerrë një të akuzuar si vrasës, për të folur për atë që ka bërë, sipas versionit të vet natyrisht, duke mos pasur asnjë prej akuzuesve përballë?
Me siguri një frikë e madhe, por jo e këtyre të dyve, por e atij që i përdor: Sali Berishës. Ky i fundit i ka marrë vetë përsipër vrasjet, por tani i duhet dhe një alibi me zë e figurë e atij që përdori për krimin e rëndë, se nuk i dihet, pas padisë së fundit të Policisë, edhe mund të rihapen hetimet.
Dhe për këtë ka menduar t’i bëjë parapritë ndonjë “surprizë”, duke nxjerrë një kriminel në TV për të treguar përralla, dhe ndërkohë, i njëjti gazetar që donte të krijonte alibinë e Berishës 10 vite më parë, kur sapo kishte vrarë katër qytetarë, tundte kokën e miratonte alibitë e Ndreut.
Njësoj si atëherë kur bënte emision për të treguar se protestuesit u vranë me njëri-tjetrin, nuk i vrau Berisha.(TemA)
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.7%
-
Korrupsion
83%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha: Duhet trupë elitare për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta
10 Shtator, 14:06
-
Zgjidhet kreu i ri i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi do të drejtoj këtë institucion
7 Shtator, 09:40
-
VIP-at reklamë aparatit të nitratit për fruta-perimet, Braçe: Lodër kineze e pacertifikuar! U paguan të dëmtojnë prodhimet vendase
30 Gusht, 14:50
-
Berisha po vepron me Shtetin sot njësoj si natën e errët të 21 janarit!
13 Gusht, 15:53
-
21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet
11 Gusht, 14:52
-
Frrok Çupi: Këta e duan Aleks Nikën si varret e Haklajt
7 Gusht, 09:54
-
PD kallëzoi 3 gjyqtarët që urdhëruan rihapje e vrasjeve të 21 janarit! Reagojnë avokatët: S'ka bazë ligjore e bëjnë për presion! Berisha në shtator thirret në SPAK
6 Gusht, 13:25
-
Berisha çon Kalanë në SPAK të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e Rajmonda Nikës, gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Po hetonte vrasjen e Aleks Nikës, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë! E gjithë dosja e 21 Janarit tashmë në SPAK
26 Korrik, 10:15
-
Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit, 'Vettingu' nxjerr jashtë drejtësisë gjyqtarin Besnik Hoxha
25 Korrik, 16:31
-
SPAK 'rihap' 21 janarin, Elisabeta Imeraj në ‘Frontline’: Shpresoj që Basha të bashkëpunojë me drejtësinë! Berisha mund të merret në pyetje edhe pse në arrest
23 Korrik, 19:40
Botojini komentet
PërgjigjuBlendi lexon me dashuri sms e babgjyshit.. Kthim borshi.. I vetmi qe mori pronat 100% nga baballaret e kombit..
Përgjigju