Kërcënimet shokuese gjatë fushatës, Mziu në Report Tv: Ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve! E bëra për t’u dhënë zemër demokratëve

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit shënoi edhe disa ngjarje që njollosën klimën politike në vend. Kulmi i tensioneve politike u shënua me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën, ndërkohë që kjo ngjarje u shoqërua edhe me një deklaratë shokuese të kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziut.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’  në Report TV, deputeti tashmë i zgjedhur në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu thotë se këto ngjarje kanë ndikuar negativisht për Partinë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Duke u ndalur në deklaratën e tij ku tha se kushdo i dyshuar për blerje votash do ta pësonte si i ndjeri Pjerin Xhuvani. Mziu tha se ishte ajo ishte një deklaratë emocionale dhe ishte për t’u dhënë zemër demokratëve, por sipas tij më shqetësuese ishte fenomeni i prodhimit të një qeveria nëpërmjet krimit dhe korrupsionit.

‘Fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje, kanë qenë sekondare. Platforma e Bashës, ka qenë më  mira që ka prodhuar ndonjë forcë politike në këto 30 vite. Por deklaratat kanë ndikuar shumë. Për Dibrën kanë qenë më qindra socialiste që na janë bashkangjitur, por deklarata ka pasur ndikim. Ishte një deklaratë emocionale, por ishte dhe për t’u dhënë zemër demokratëve. Por edhe ndjesa ishte e ardhur nga unë personalisht jo e ardhur nga persona të tjerë. Por më shqetësuese është të prodhosh një qeveri me para të krimit dhe korrupsionit. Pas katër orësh të deklaratës sime kemi kapur 4 persona që shpërndanin para dhe ne u treguam shumë paqësore. Ne mund të hakmerreshim, por kam qenë unë garanti i kësaj ngjarje që mos të ndodhte asnjë incident. Qeveria e ka provokuar ndjeshëm opozitën. Policia duhet të ishte koherente dhe të parandalonte çdo lloj ngjarje. Propaganda që përdori kjo qeveria ka luajtur rolin e saj sepse nuk duhet të kalojnë pa zhurmë instrumentet që përdori qeveria për të tjetërsuar votat.’- tha Mziu.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara