Kërcënimi, Gjykata e Lartë lë në
burg Shullazin, s’pranohet rekursi

Kërcënimi, Gjykata e Lartë lë në<br />burg Shullazin, s’pranohet rekursi
Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Emiliano Shullazit për lirimin e tij nga qelia ku ai mbahet prej më shumë se 1 muaji.Ka qenë relatori i çështjes Shkëlzen Selimi i cili më 2 Qershor 2016 ka vendosur të mos pranojë kërkesën për rekurs mase sigurie të depozituar nga Shullazi.

E njëjta masë sigurie është caktuar dhe për Blerim Shullazin duke mos pranuar rekursin, ndërsa ende nuk ka një vendim të gjykatës për shokun e Shullazit, Gilmando Danin. 

Kërkesa e Shullazit u paraqit në gjykatën e lartë më 18 Maj 2016 ku me anë të rekursit ai kërkoi prishjen e arrest me burg dhënë nga gjykata e krimeve të rënda dhe apeli i krimeve të rënda.

Mbrëmjen e 17 Prillit prokuroria e krimeve të rënda nxori urdhër arrestet për Shullazin e dy shokët e tij për akuzën e kërcënimit të profesorëve Dhori Kule, Mynyr Koni e kërcënimin e disa biznesmenëve për dhënie pasuri por këto akuza janë mohuar nga Emiliano Shullazi ndërsa dosja hetimore ende mbetet e hapur.

Hetime të cilat përfshijnë një sërë çështjesh përfshi dhe tjetërsimin e pronësisë së ish hotel Vollgës në Durrës, për të cilën mbrojtia e Shullazit deklaron se është përfituar me kontratë të rregullt dhurimi para noterit.

Ndërsa dy profesorët të cilët sot janë rektori Mynyr Koni e ish rektori Kule para prokurorëve nuk e pohuan në asnjë moment emrin e Shullazit, ndërsa mbi 6 biznesmen të përmendur në materialin e prokurorisë së krimeve të rënda publikisht mohuan të jenë kërcënuar për dhënie pasuri nga Shullazi.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël