Kërcënimi i Konit e Kules, Haki
Çako dëshmon në Prokurori

Kërcënimi i Konit e Kules, Haki<br />Çako dëshmon në Prokurori
TIRANË- Për afro 20 min kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako ka dëshmuar përballë prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Enei Nakuci në lidhje me veprimet që ka urdhëruar ai si kreu i uniformave blu në momentin që është vënë në dijeni për kërcënimet e Rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule nga Emiliano Shullazi.
 
Çako i cili duhet të paraqitej në mesditën e kësaj të hënë në prokurori mbërriti në ora 15:00 dhe fillimisht u kujdes të shmang mediat duke hyrë nga dera e gjykatës dhe jo e prokurorisë si disa ditë më parë veproi ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe në dalje zgjodhi tunelin e prokurorisë.
 
Dëshmia e Cakos vjen pas asaj të Tahirit dhe kreut të Policisë Ervin Hodaj në lidhje me kërcënimin e rektorëve dhe arrestimin e Emiliano Shullazit më 17 Prill 2016.
 
Vetë Shullazi e ka mohuar këtë akuzë ndërsa në deklarimet e tyre Koni e Kule nuk e kanë përmendur asnjëherë Shullazin si personi që i ka dalë përpara duke i kërcënuar.
 
Për këtë rast dëshmoi dhe ministria e arsimit Lindita Nikolla ndërsa prokuroria ende nuk ka një vendim nëse do e dërgoj në gjyq Shullazin për këtë akuzë apo do e bashkëngjis me të tjera hetime.
haki cako
(Haki Çako duke iu fshehur mediave)
cako prokuroria krimeve te renda
Makina e Çakos duke dalë nga Prokuroria e Krimeve te Renda

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin