Kërcënimi i Konit,kërkohet dëshmia
e Tahirit, Nikollës dhe 36 të tjerëve

Kërcënimi i Konit,kërkohet dëshmia<br />e Tahirit, Nikollës dhe 36 të tjerëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda lexon kërkesën për gjykim ndaj Emiliano Shullazit dhe 5 të pandehurve të tjerë ndërsa kërkon që gjatë këtij procesi të paraqiten 38 persona për të dëshmuar mes tyre dhe dy ish ministra.
 
Sipas Prokurorisë personat që duhet të dëshmojnë në listën e gjatë me 38 dëshmitarë janë: ish ministri brendshëm Saimir Tahiri, ish ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ish drejtori policisë së Tiranës Ervin Hodaj si dhe kryepolici Haki Cako dhe dy akademikët Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
 
Këtë dëshmitarë sipas Prokurorisë kanë dijeni për kërcënimin ndaj Konit dhe Kules për të cilin u arrestua dhe hetua më pas Shullazi së bashku me 5 shokët e tij.
 
Do të pranohet apo jo kjo listë e gjatë me dëshmitarë do të vendoset më 6 Qershor nga gjykata e krimeve të rënda.
 
Ndërkohë këtë të martë krimet e rënda rrëzuan disa nga kërkesat e të pandehurve, përfshi atë të përjashtimit të gjyqtarit Fran Prendi si dhe veçimit të gjykimit për të pandehurin Blerim Shullazi.
 
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi u arrestuan 1 vit më parë me dyshimin se kërcënuan me jetë Mynyr Konin e Dhori Kulen për tu tërhequr nga gara për rektor në universitetin e Tiranës.
 
Ndërsa pas ndalimit të tyre Prokuroria zgjeroi hetimet për një sërë veprash penale përfshi dhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj i cili po ashtu do të jetë dëshmitar në gjyq.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?