Kërcënimi i Konit, Saimir Tahiri
dhe Nikolla nesër në prokurori
Dy funksionarë të lartë të qeverisë “Rama”, ministrja e Arsimit Lindita Nikolli dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri,pritet të meren në pyetje paraditen e së premtes, për çështjen e kërcënimit të pedagogut dhe rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.
Dy funksionarë të lartë të qeverisë “Rama”, ministrja e Arsimit Lindita Nikolli dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri,pritet të meren në pyetje paraditen e së premtes, për çështjen e kërcënimit të pedagogut dhe rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.
Ky i fundit ka depozituar një vit më parë një kallëzim penal, lidhur me kërcënimin dhe kanosjen që i është bërë nga disa persona që i janë prezantuar si
Emiljano Shullazi, teksa Koni, kandidonte për postin e rektoratit. Në kallëzimin e tij, Koni ka argumentuar se: “Isha në rrugë duke shkuar për në shtëpi, një makinë më ndaloi tek këmbët dhe një person më urdhëroi të hyja brenda. Aty jam kërcënuar. Ishin tre veta.
Njëri prej tyre më tha “Ti do terhiqesh deri nesër nga gara!”. I thashë të mendohem deri nesër. Personi në fjalë me ton të lartë më tha: Ti do të japësh dorëheqjen!”.Pas kësaj Koni është larguar në shtëpi dhe më pas ka bere denoncim në polici, duke zhvilluar dhe një takim me drejtorin e policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Ky i fundit pasi është njohur me ngjarjen ka vënë në dijeni ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda Tahiri ka kërkuar të takojë profesorin Koni, dhe ky takim është zhvilluar në zyrën e tij, ku kanë qënë të pranishëm Saimir Tahiri, Lindita Nikolli,
Mynyr Koni dhe Ervin Hodaj.
Pikërisht në këtë takim Koni ia ka treguar të tre personave atë që u kishte ndodhur, ndërkohë që Tahiri i ka premtuar se do zbardhë shpejt çështjen në fjalë. Për këtë takim që bën fjalë për detajet e kërcënimit të profesorit Mynyr Koni, pak ditë më parë prokuroria e Krimeve të Rënda administroi në dosjen hetimore dëshminë e kryepolicit të Tiranës Ervin Hodaj. Ndërkohë paraditen e kësaj të premte pritet të shkojë për të dëshmuar në prokurori ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolli.
Të dy këta funksionarë të lartë do paraqiten në prokurori për të dhënë atë që dinë rreth kërcënimit të Mynyr Konit.Pak ditë më parë në prokurori është pyetur dhe avokati Neshat Fana, i cili ka pohuar se nuk ka qënë ai që e ka këshilluar dhe drejtuar biznesmenin Ylvi Beqja, që të shkonte dhe të takonte Emiljano Shullazin.Gjatë dëshmisë së tij mësohet se avokati Fana ka treguar se Ylvi Beqjan e ka pasur klient, por në asnjë rast ai nuk ka negociuar me të, në mënyrë që ai të takonte Emiljano Shullazin. Ky i fundit së bashku me të dyshuarit si pjesëtar të grupit së tij po hetohen prej muajsh nga prokuroia për krime të rënda për disa akuza, si gjobëvenie e kërcnime ndaj dy profesorëve Dhori Kule e Mynir Koni si dhe gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 981
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni ‘Revanshi’ goditi 7 grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për 20 të pandehur, u komunikon akuzat! Mes tyre ‘ushtarët’ e Martinajt dhe Shullazit
31 Janar, 12:42
-
Nipi i Pajtim Serjanit u kap me 1 kg kokainë, nga klientë të thjeshtë tek njerëz të njohur, droga shpërndahej në zonën e ish- Parkut dhe në lokale nate në Tiranë
10 Dhjetor 2024, 12:01
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 10:46
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht 2024, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht 2024, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor 2024, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj 2024, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj 2024, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj 2024, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj 2024, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen prona me vlerë 4.5 mln, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj 2024, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars 2024, 11:08