Kërcënimi i Konit,Tahiri:E mora
vesh nga Berisha,thërriteni këtu 

Kërcënimi i Konit,Tahiri:E mora<br />vesh nga Berisha,thërriteni këtu <br>
Ish ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka dëshmuar për gati 30 minuta në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër të pandehurit Emiljano Shullazi, dhe katër të pandehurve të tjerë.

Tahiri ishte thirur nga prokuroria për të dëshmuar lidhur me momentin e kërcënimit të dy pedagogëve të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, që në prill 2016 garonte për postin e Rektorit të UT dhe Dhori Kules.

Që në fillim të dëshmisë së tij Tahiri pohoi se në këtë proces duhet thirur Sali Berisha, pasi ai ka informacionin e saktë se kush i ka kërcënuar dy pedagogët e nderuar. Tahiri në dëshminë e tij, e quajti prokurorinë një institucion që nuk bën punën por sipas tij bën politikë.

Shqiptarja.com sjellë të plotë dëshminë e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, dëshmi e cila u karakterizua në disa momente dhe me debate dhe akuza ndërmjet dëshmitarit, gjykatës dhe prokurorisë.

Dëshmia e plotë

Prokurori Nakuçi :Deshmitar në periudhën prill 2016 çfarë funksioni shtetër keni patur?

Tahiri: Në këtë kohë drejtoja Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Prokurori:Në këtë kohë keni marë dijeni për kërcënimin e dy pedagogëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni?

Tahiri:Po kam marë dijeni. Ka qënë një status në FB i Sali Berishës, që njoftonte se dy pedagogët ishin kërcënuar. Nga Berisha kam marrë dijeni. Thireni Berishën nga kush e mësoi, se ai pavarësisht rekordeve të gabuara me informacionet që publikon në "FB", mund tja u thotë se nga e mohri këtë informacion që fliste për kërcënime dhe kanosjen e dy profesorëve të nderuar. Por prokuroria nuk bën punë, por po bën politikë.

Ndërhyn gjykata:Dëshmitar ju lutem lerinë komentet në sallën e gjyqit. Jeni thirur të jepni dëshminë për atë çka juve dini në lidhje me këtë ngjarje, të tjerat nuk janë të dobishme.

Tahiri:Pikërisht po jap dëshminë time. Unë kam dëshminë time, nuk kam tuajën, ndaj më lini të tregoj atë që di unë...

Prokurorja Imeraj:Dëshmitar kur jeni vënë në dijeni dhe kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimet që i janë bërë profesorëve të Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe Mynyr Koni?

Tahiri:Atëhere për shkak edhe të kohës që ka klauar dhe disa gjëra nuk më kujtohet. I qëndroj publikisht të gjithë deklaratës time që kam dhënë në prokurori për këtë çështje. Kësaj deklarate nuk i heq asnjë gërmë.

Gjykata:Dëshmitar në kushtet kur jeni juve para gjykatës dhe jeni në gjëndje të dëshmoni, ajo deklaratë nuk ka vlerën e saj që thoni para gjykatës.

Prokuroria:Si jeni vënë në dijeni për kërcënimet e dy profesorëve Koni dhe Kule?

Tahiri: Jua thashë njëherë që dijeni kam marrë nga Sali Berisha...unë nuk mund ta di se nga e morri vesh Berisha këtë informacion, por mund ta thërisni atë e tjua thotë...

Prokurorja:Pasi jeni njohur me këtë informacion çfarë veprime keni kryer në lidhje me këtë rast.

Tahiri: Në dobi dhe të detyrës që unë kam pasur kam thirur Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dy pedagogët Kule dhe Koni si dh ministren e Arsimit Lindita Nikolli, meqënëse ishte e fushës përgjegjëse.Takimi është bërë në zyrën time.Kam dashur të thëras dhe Sali Berishën pasi ai e ka pas informacionin i pari por ai nuk vinte.

Prokurorja:Çfarë  është diskutuar më konkretisht në këtë takim, u diskutua për kërcënime?

Tahiri:Po kemi diskutuar për këtë gjë. Çështje kërcënimesh, por kam urdhëruar që dy pedagogët të depozitonin kallëzim penal dhe çështja të hetohej deri në fund. Unë nuk e di se cfarë kanë thënë profesorët në polici, pasi nuk ka qënë aty. Por ju them që Berisha ka informacionin e duhur për këtë pjesë.  Po ju se thërisni Berishën, se kërkoni të bëni politikë.

Prokurorja: Ne i besojmë Policisë së Shtetit

Ndërhyn Gjykata: Zonja prokurore ju lutem mos flisni pa lejën e gjykatës dhe shmangni komentet...

Gjykata: Pyetje të tjera ka nga palët në proces

Mbrojtja: Jo nuk kemi

I pandehuri Shullazi:Jo nuk kam

Gjykata:Mirë atëherë dëshmitari Saimir Tahiri është i lirë, mund të largohet. Faleminderit

Tahiri: Faleminderit. Dhe herën tjetër thireni Berishën dëshmitar tjua thotë...

Largohet sa salla e gjyqit

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur