"Kërcënimi i Shullazit", Kule e Koni
në prokurori: "Nuk i njohim autorët"

në prokurori: "Nuk i njohim autorët"">
Janë këto pamjet kur ish Rektori Dhori Kule dhe Rektori i zgjedhur Mynyr Koni lënë ambientet e prokurorisë së krimeve të rënda.

Në ndryshim nga sa hynë për të dëshmuar në dalje zgjodhën të shmangin kamerat duke dalë nga tyneli i prokurorisë e gjykatës së krimeve të rënda në të njëjtën mënyrë si dalin personat që shoqërohen nga policia për procese gjyqësore.

Për afro 1 orë e 30 minuta Kule e Koni kanë dëshmuar të veçuar përballë prokurorëve Eneid Nakuci dhe Elisabeta Imeraj, ku burime për ReportTv bënë me dije se në dëshminë e tyre ata i kanë qëndruar deponimeve të dhëna në policinë e Tiranës.

Të pyetur nëse janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi dy akademikët janë shprehur se ata janë kërcënuar nga disa persona në ditë të ndryshme por Shullazin nuk e njohin dhe personat që i kanë kërcënuar nuk i kanë fiksuar.

Kjo është hera e parë që Kule e Koni paraqiten në prokurori për të dëshmuar që pas nisjes së hetimeve për Emiliano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin ku ndaj dy të fundit rëndon dhe akuza e kërcënimit të profesorëve.

Ende nuk dihet nëse prokuroria do të bëj një seanca ballafaqimi ndërmjet profesorëve që kanë deponuar kërcënimin dhe personave të dyshuar që prej më shumë se 10 ditësh janë në pranga dhe ndodhen nën masën e sigurisë arrest me burg.

Pas më shumë se 10 ditësh kur ka përfunduar dhe Gara e përzgjedhjes së drejtuesve në Universitetet Kule e Koni nuk kanë bërë asnjë prononcim publik për të sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me kërcënimin dhe personat që sipas tyre i kërkuan të heqin dorë nga gara.

koni
Mynyr Koni lë ambjentet e Prokurorisë pas dhënies së dëshmisë

kule
 Dhori Kule lë ambjentet e Prokurorisë pas dhënies së dëshmisë

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)