Kërcënimi i Shullazit s'pengon 
fitoren e Mynyr Konit si rekto

Kërcënimi i Shullazit s'pengon <br />fitoren e Mynyr Konit si rekto
Kanë përfunduar zgjedhjet për Rektor në Universitetin e Tiranës. Numërimi i votave të pedagogëve që përbëjnë 90% të votave të llogaritura në total ka nxjerrë fitues si rektor të UT-së, me 460 vota, kandidatin Mynyr Koni, aktualisht Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Kandidatja Klodeta Dibra ka marrë 243 vota gjë që e bën të vështirë një ndryshim të rezultatit duke llogaritur edhe votat e studentëve që përbëjnë 10%.

Mynyr Koni ka fituar në të gjitha fakultetet, përjashtuar atë të Gjuhëve të Huaja, ku Klodeta Dibra ka fituar me 100 vota ndaj 36 në favor të tij.
 
Në Universitetin Politeknik, Andrea Maliqari fiton me votat e pedagogëve në garën për Rektor.
 
Nga numërimi i Votave në Universitetin e Arteve vihet re një fitore  me rezultat të thellë e Kastrio Çaushit me 92 vota "pro". Ndërsa dy rivalët e tij, Artan Peqini dhe Fatmir Hysi kanë marrë respektivisht nga 33 dhe 13 vota.

Perfundon numerimi i votave te pedagogeve edhe tek Universiteti i Mjekesise, fituesi pritet te shpallet nga votat e studenteve pasi diferenca mes kandiatit Arben Gjata dhe Petrit Bara eshte vetem 1 votë.
-Arben Gjata 107 vota
-Petrit Bara   106 vota
-Mira Rakacolli  60 vota
 
Universiteti i Vlorës
Ndërkaq, Pedagogët e qytetit të Vlorës kanë zgjedhur si rektor Roland Zisin të vetmin në konkurim. Ai mori 186 vota pro dhe 7 kundër.
 
Ne Korce eshte shpallur fitues si rektor Ali Jashari.Ai u zgjodh ne krye te Universitetit te Korçes me 78 vota kundrejt kandidatit tjeter Lorenc Konomi i cili mori vetem 68 vota.
 
Gara në Universitete për rektor në Gjirokastër, shpallet fitues Bektash Mema me 70% të votave.

Në Durrës nga numërimi 80% i votave Kseanela Sotirofski është në avantazh.

Rezultatet minutë pas minute
Ora 21:00 "Mjekesia" Fituesin e vendosin votat e studenteve
Perfundon numerimi i votave te pedagogeve tek Universiteti i Mjekesise, fituesi pritet te shpallet nga votat e studenteve pasi diferenca mes kandiatit Arben Gjata dhe Petrit Bara eshte vetem 1 votë

-Arben Gjata 107 vota
-Petrit Bara   106 vota
-Mira Rakacolli  60 vota

Ora 20:54 Roland Zisi zgjidhet rektor i Uniersitetit të Vlorës
Pedagogët e qytetit të Vlorës kanë zgjedhur si rektor Roland Zisin të vetmin në konkurim. Ai mori 186 vota pro dhe 7 kundër

Ora 20:50 Ende s'ka perfunduar procesi i numerimit 
Në Universitetin e Mjekësisë ende po vijon procesi i numërimit ndërkohë që rezultatet paraprake janë si më poshtë,
-Arben Gjata 107 vota
-Petrit Bara   106 vota
-Mira Rakacolli  60 vota

Ora 20:40 Votimet e pedagogëve ja rezultatet në Universitetin Politeknik
Andrea Maliqari eshte shpallur rektor i Univesitetit Politeknik.
Dekan i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike është shpallur Jorgaq Kacani
I Teknologji Informacionit- Vladi Koliqi
Inxhinieri- Matematike Ligoraq Nikolla
Inxhinieri Ndertimi-Gezim Hasko
Gjologji miniera- Vasil Jorgji
Gjeoshkencat- Fatos hoxha

Ora 20:30 Durrës, numerohen 80% e votave
Në Durrës nga numërimi 80% i votave Kseanela Sotirofski është në avantazh.

Ora 20:10 Gjirokastër, në avantazh Bektash Mema
Procesi i numërimit të votave për Rektor vijon në Universitetin e Gjirokastërs.
Sipas rezultateve paraprake, garën e kryeson kandidati Bektash Mema me rreth 70% të votave. 

Ora 20:00 Elbasan: Ka perfunduar numerimi tek Fakulteti i Edukimit dhe Shkencat e Natyres
Ne qytetin e Elbasanit ka perfunduar numërimi tek Fakulteti i Edukimit dhe Shkencat e Natyrës ku Skënder Topi ka marrë 46 vota tek Edukimi pro dhe 4 kundër 
ndërkohë që tek Fakulteti i Shkencave te Natyres ai ka marre 40 vota pro dhe 4 kundër 

Ora 19:00 Perfundon numerimi tek Shkencat Sociale dhe Drejtesia, fitues Koni me 107 vota
Në fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë ka përfunduar procesi i numërimit që nxjerr fitues Mynyr Konin me 107 vota ndërkohë që kandidatja Klodeta Dibra ka marrë vetëm 68 vota.

Ora 18:38 Tek Drejtesia dhe Shkencat Sociale fiton Mynyr Koni me 107 vota
Në fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë ka përfunduar procesi i numërimit që nxjerr fitues Mynyr Konin me 107 vota ndërkohë që kandidatja Klodeta Dibra ka marrë vetëm 68 vota.
 
Ora 18:26 Korça fiton Ali Jashari
Ne Korce eshte shpallur fitues si rektor Ali Jashari.Ai u zgjodh ne krye te Universitetit te Korçes me 78 vota kundrejt kandidatit tjeter Lorenc Konomi i cili mori vetem 68 vota

Pjesmarrja
Në fakultetin Ekonomik kanë marrë pjesë 99%
Fkulteti i Drejtësië 97%

Instituti i Fizkës Bërthamore 100%
Filiali Kukës 100%

Shkencat sociale 94.8%
Shkencat e natyrës 99%
 
Gjithsej, do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh.Studentët përfaqësojnë 10% të peshës së votës, ndërsa profesorët 90%. Në Universitetin e Tiranës, ku gara është përqendruar mes Klodeta Dibrës dhe Mynyr Konit, vullneti i akademikëve dhe studentëve do të shprehet në 33 qendra votimi, vendosur në fakultetet përkatëse.


(Mbyllet procesi tek UT, votuan 98% e stafit pedagogjik)

Proçesi zgjedhor

Ora 12:00 
Pjesëmarrja e studentëve dhe pedagogëve në procesin e votimit deri në orën 12:00
Ja tabela e pjesëmarrjes në procesin e votimit deri në orën 12:00 në të gjitha fakultetet në Universitetin e Tiranës
 

Fakulteti Histori-Filologji 73.6% 
Fakulteti i  Drejtësisë 60%
Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar 93.7%
Filiali i UT Kukës 100%
Filiali Sarandë 69%
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 70%
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 68%
Fakulteti Ekonomik 63%
Fakulteti i Shkencave Sociale 61%


Ora 11:00 Zgjedhjet në UT, nuk lejohen kamerat te Fakulteti i Ekonomik

Gjatë procesit të zgjedhjeve në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, nuk janë lejuar kamerat.

Komisionerët e zgjedhjeve në këtë fakultet thane se kanë marrë porosi për të mos lejuar kamerat. Filmimet u lejuan vetëm jashtë ambienteve të Fakultetit.

Ora 10:50 Koni: Shpresoj që të zgjidhem rektor i Universitetit të Tiranës

Mynyr Koni, kandidat për Rektor në UT, është shprehur se jo vetëm nuk do të tërhiqet nga gara për Rektor, por ka shfaqur edhe abmicjen e tij për t’u shpallur fitues.
“Gara të jetë e lirë, pa presion dhe pa incidente”, apeloi ai.

“Shpresoj që të zgjidhem rektor i Universitetit të Tiranës”, tha Koni për Report TV.

Mynyr Koni, i cili ka pranuar se është kërcënuar për t’u tërhequr nga gara, votoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Ora 10:45 Voton Klodeta Dibra, ja çfarë tha ajo për mediat për procesin

Kandidatja për rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta Dibra në një prononcim për mediat, ka thënë se, çdo votë e hedhur sot në kutitë e votimit nga studentët apo pedagogët duhet që të lexohet mirë, ndërkohë që ajo nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen.

Ajo ka theksuar se duhet të respektohet universiteti dhe kjo ditë shumë e rëndësishme për të.

Sa i takon çështjes së procesit të votimit, Dibra nuk ka pasur ndonjë pretendim për parregullsi.

Besoj se kështu do të vazhdojë deri në fund. Sot është një ditë për universitetin, studentët dhe pedagogët, kështu që të përcjellim një mesazh që të jemi shumë të qetë, ta lexojmë votën ashtu siç është. Nuk besoj se do të krijohen probleme. Gjithsesi vëzhguesit i kemi në të gjitha fakultetet. Votimet kanë nisur në kohën e duhur, të paktën në njoftimet që kam nga fakultetet e ndryshme, shpresoj shumë që të kemi sa më shumë pjesëmarrje sepse je më i ose e nderuar nëqofgtëse do të kesh votëbesimin e të gjithë kolegëve dhe stafit të studentëve. Sot është një ditë e mirë për universitetin, një ditë e zakonshme për universitetin, të tregojmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Kështu që rezultati ka të bëjë me mënyrën sesi do të lexohet vota dhe respektimin e rregullores së zgjedhjeve. Nuk kam thënë asnjëherë që do të dorëhiqem pavarësisht rezultatit. Kam thënë vetëm kaq, duihet që ky proces siç ka nisur të përfundojë, të lexohet vota ashtu siç është hedhur nga çdo pedagog apo student sepse kjo është demokracia që ne kërkojmë. Nuk e kam thënë dhe nuk kam për ta thënë kurrë që unë jap dorëheqjen sepse në të gjitha vendimet e mëpastajme ka shkallë të ndryshme. Nuk jam nga ato që tërhiqem nga gara. Ndaj i bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve që të respektojmë institucionin, të respektojmë këto zgjedhje sepse për universitetin janë shumë të rëndësishme. Unë iu garantoj personalisht se të gjithë vëzhguesit e mi janë në detyrë, janë njerëz të zgjedhur me shumë integritet, ka më shumë studentë sesa pedagogë, pasi e vlerësoj shumë studenttin dhe mendoj që është protagonisti kryesor i këtyre zgjedhjeve


(Momenti i votimit të kandidates për rektore Klodeta Dibra dhe prononcimi për mediat)


Ora 10:30 Dibra: Në këtë proces nuk ka humbës, klimën e tensionuar nuk e shkaktova unë

Klodeta Dibra, kandidate për rektore në universitetin e Tiranës tha sot se procesi zgjedhor në Universitete nuk ka humbës, pavarëshit rezultatit.

E pyetur nga Report Tv, për klimën e tensionuar që ka përfshirë zgjedhjet për shkak edhe të këcënimit të rivalit të saj Mynyr Koni, Dibra u përgjigj: “Klima e tensionuar nuk u shkaktua nga unë”.

Dibra tha se procesi po vijon pa probleme.

Ajo shtoi se edhe votat që do të hidhen në kutitë e gabuara do të numërohen. Por, tha se u është bërë apel drejtuesve që t’i udhëzojnë studentët dhe profesorët për të hedhur fletën e votimit në kutinë e përcaktuara.

Lidhur me procesin e numërimit, Dibra tha se pritet të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve.

Kandidatja për Rektore në UT bëri apel që votimi të jetë masiv, në mënyrë që të zgjedhurit “të kenë integritetin për të drejtuar universitetin”.

E pyetur nëse votimi në një ditë javë, që është edhe ditë mësimi për studentët, Dibra tha se nëse votohej në fundjavë, pjesëmarrja nga studentët do të ishte e ulët.

“Të gjitha (proceset e votimit) janë zhvilluar gjatë ditëve të javës... Mund të kemi ndonjë humbje të orëve, por duhet bërë kjo sakrificë, të dilen nuk do ishte e përshtashme, sepse pjesmarrja do ishte e ulët”, tha ajo.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës