TIRANE- “Nuk mbaj mend asgjë për këto që po më pyesni. Unë kam qenë i plagosur dhe në ato ditë nuk kam lëvizur aq shumë dhe nuk i mbaj mend lokalet në të cilat kam qëndruar. Nuk di të kem komunikuar me ndonjë femër dhe t’i kem thënë fjalë kërcënuese për Lulzim Bashën.
Di që funksionarë të lartë të Partisë Demokratike ma kanë përmendur emrin, por unë asnjëherë nuk kam nisur mesazh për asnjërin prej tyre”. Ky ka qenë rrëfimi i bërë në Prokurori nga Emiljano Shullazi, i cili ka vendosur të shkojë për t`u pyetur kur të donte ai dhe jo kur është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria.
Nga të dhënat paraprake që vijnë nga organi i hetimit, bëhet me dije se Shullazi, ka qëndruar për rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë, ka dhënë të gjitha deklarimet që i janë kërkuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe më pas është larguar. Sipas burimeve, mësohet se Shullazi ka mohuar kategorikisht të kishte biseduar ndonjëherë me ndonjë femër me emrin
Voltana Ademi, ndërsa nuk mbante mend asgjë nga ajo skenë për të cilën është kallëzuar në prokurori nga deputetja e PD-së.
Kërcënimi ‘Thuaj kryetarit tënd, Basha, të mos ma përmend emrin, ndryshe thuaj mos të guxojë të dalë në papafingo’. Ky ishte mesazhi që përcolli Voltana Ademi në prokurori për Lulzim Bashën, kreun e PD-së dhe njëherësh kreun e Bashkisë së Tiranës. Kjo përballje, ndodhi vetëm pak ditë, pasi Shullazi i shpëtoi një atentati me breshëri armësh në Qafë-Kashar, ndërsa në Tiranë, një grup tjetër kishte mësyer shokët e tij në një lokal në rrugën e Kavajës.
Po ndërsa policia nuk mundi të zbardhte asnjërin nga atentatet, mësohet se tashmë edhe beteja për të vërtetuar praninë e Shullazit në ambientet e atij lokali ku ka qenë e pranishme edhe deputetja e opozitës, është e humbur. Lokali nuk ka patur kamera sigurie, për shkak se aty kanë qenë në veprime inspektorët e INUK. Megjithatë, pritet të pyetën rreth 10 persona të tjerë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08