Kërcënimi ndaj kreut të opozitës
Shullazi nuk paraqitet në Prokurori

Kërcënimi ndaj kreut të opozitës<br />Shullazi nuk paraqitet në Prokurori
TIRANE - Emiljano Shullazi nuk është paraqitur këtë të hënë në ora 10 në prokurorinë e krimeve të rënda, pas flet-thirrjes për të dëshmuar mbi kërcënimin ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Zyra e shtypit pranë prokurorisë së përgjithshme bënë me dije, se pas hetimeve të nisura dhe denoncimit të deputetes Voltana Ademi shullazi është ndër personat që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Sipas prokurorisë, Shullazi ish planifikuar të jepte deklarimet e tij këtë të hënë por tani një tjetër flet thirrje është nisur në drejtim të tij.

Shullazi u denoncua dhe nga kreu i PD-s Lulzim Basha, se nëpërmjet deputetes Ademi ai e kish kërcënuar me jetë Bashën, ndërsa ndaj kreut të opozitës u shtuan masat e sigurisë nga garda e republikës.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja