Kërcënohet drejtuesja e gjykatës së Apelit, ish-gjyqtarja e 'Shullazit' ruhet nga 'specialët'

Kërcënohet drejtuesja e gjykatës së Apelit, ish-gjyqtarja e 'Shullazit' ruhet nga 'specialët'

Grupi i Emiljano Shullazit në gjykatë dhe Saida Dollani

TIRANE-Drejtuesja e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Saida Dollani është kërcënuar me jetë, ndërsa prej një jave është marrë në mbrojtje nga forcat speciale. Ende nuk dihet autori i kërcënimit të gjyqtares. Ajo ka qenë pjesë e trupës së gjykimit të grupit të Emiljano Shullazit, por u përjashtua para tre seancash pas kërkesës së Blerim Shullazit, njëri prej anëtarëve të bandës. Burime për Report Tv pohojnë se Dollani dhe familja e saj është kërcënuar me jetë. Gazetari Arsen Rusta raporton se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e kërcënimit të gjyqtares së Apelit të kësaj gjykate. Saida Dollani prej një muaji është në krye të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda pas shkarkimit nga vettingu të gjyqtarit Fehmi Petku.

Gjyqi i Shullazit dhe përjashtimi nga trupa i Dollanit
Në nëntor të vitit të kaluar grupi (Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela) u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti, pasi janë shtyrë tetë seanca, e fundit në datë 2 maj. Tre seanca më parë mbrojtja e Blerim Shullazit kërkoi përjashtimin e gjyqtares Dollani, e cila u pranua.

Dënimet për grupin e Shullazit
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.

TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 06/05/2019 11:20

    Po te jene trima do kishin dale me kohe pune e mire vijne ngadale

    Përgjigju
  • Lenini: 05/05/2019 18:56

    Vetem banja ku vente shullazi ka ngel pa u etiketuar ‘ish-banja e shullazit’

    Përgjigju
  • Goni: 05/05/2019 16:50

    ???

    Përgjigju
  • Luftetari: 05/05/2019 15:53

    Ja ka marre Doren kercenimeve sSHTETI KA MARRE FUND PARA KRIMINELIT TE POPULLIT SHULLAZI

    Përgjigju
    • Like: 05/05/2019 21:20

      Kush wenka ky triim gjejeni fhe vareni ne med te sheshit ta dhohin ka apo dka shtet

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes