Kërcënohet sërish oficeri i policisë së Krimeve të Rënda në Komisariatin e Krujës, Trim Murataj. Në orët e para të së hënës, në oborrin e banesës së tij në rrugën "Kastriotët", pranë shinave të trenit, në kthesën e Kamzës, një automjeti në pronësi të tij i është vënë zjarri.
 
Edhe para tri javësh Muratajt i është vendosur tritol në një tjetër makinë. Dyshohet se shkak i këtyre kërcënimeve është pjesëmarrja e tij në disa aksione anti-kanabis që janë bërë vitin e kaluar.
 
Edhe në dëshminë që ka dhënë në Polici, Trim Murataj është shprehur se sulmet kanë lidhje me pamjen e tij, i cili shfaqet në disa aksione anti-kanabis dhe është identifikuar nga grupet kriminale.
 
Policia ka nisur hetimet për të dy sulmet që i janë bërë Trim Muratajt. Në vendngjarje janë marrë disa të dhëna që mund të cojnë Policinë tek autorët.

makina trim murataj
Makina e oficerit të Krimeve të Rënda Trim Murataj 

trim murataj
Trim Murataj

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com