TIRANE - Pak orë pasi sulmet e njëpasnjëshme terroriste tronditën Parisin, një mesazh kërcënues për Shqipërinë ka mbërritur në adresën elektronike të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. "Tani radhën e keni Ju, filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër Shtetit Islamik". Është ky mesazhi që i është adresuar ministrit në e-mail këtë paradite, tekstin e të cilit Shqiptarja.com e siguron.
Ky mesazh kërcënues vjen vetëm pak orë pas sulmeve që ISIS mori përsipër në Paris për të kundërshtuar bombardimet në Siri me urdhër të presidentit Francois Hollonde. Në këtë mesazh kërcënues, e ashtëquajtura "Brigagat e Kuqe" thotë se tashmë është radha e Shqipërisë për tu "gjunjëzuar para Allahut". Vendi ynë është radhitur krah shteteve që përkrahin luftën kundër terrorizmit, në koalicionin ndërkombëtar Anti-ISIS.
Kërcënimi mbërritur në postën elektronike të ministrit të Brendshëm mbyllet me fjalën "Allahu Akbar" - përkthyer nga arabishtja Zoti është i madh.
Ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në e-mailin e ministrit Tahiri të cilin Shqiptarja.com e siguron ekskluzivisht.
" Tani e keni radhën "Ju"! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra Shtetit Islamik! Do të dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut.
Allahu Ekber! Allahu është i Madh!" ...
Në fakt ajo qe bie ne sy në mesazhin e "Brigadave të Kuqe" është fjala Allahu Ekber, e cila është shkuar gabim, pasi në arabisht fjala "Zoti është i madh" merr kuptim në këtë formë "Allahu Akbar", që në fenë islame quhet "Tekbir".

Brigadat e Kuqe eshte e njëjta që ka kërcënuar se do të "ndizte në flakë Tiranën" nëse nuk lirohej nga burgu Ismail Morina i njohur si "Ballisti".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA