TIRANE- Emiljano Shullazi, personi që u kallëzua nga deputetja e PD Voltana Ademi për kërcënim të saj dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, pritet të thiret javën që vjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Thirrja e Shullazit në prokurori do kryhet me qëllim marrjen e dëshmisë së tij, lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e një lokali mes tij dhe deputetes së PD Voltana Ademi.