POGRADEC - Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet se i ka vjedhur drutë e zjarrit një bashkëfshatari në banesën e tij, duke e mbajtur të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës.

Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bëjnë të ditur se autori i ngjarjes është identifikuar si Fation Bono, 26 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, (me precedent të mëparshëm penalë në fushën e krimit kundër personit).

Mësohet se procedimi penal ndaj të riut ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasi L.M, 35 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasi Fation Bono duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë i ka përvetësuar këtij të fundit rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore” mbi fshatin Vërdovë.

Ndërkohë, policia po vijon punën  për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(er.nu/shqiptarja.com)