SPAK kërkon arrestimi e Berishës, Çuçi dhe Bushka kundër kërkesës së avokatit për pezullimin e seancës : S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë

 

Bledi Çuçi nga radhët e Partisë Socialiste, tha se nuk ka asnjë kusht ligjor për pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që po shqyrton kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin Sali Berishës, me qëllim hapjen rrugë të një mase arresti ndaj tij. Duke ju përgjigjur kërkesës së avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan të pezullohet mbledhja derisa të shprehet GJK, Çuçi tha se ato nuk kishin kërkuar pezullimin e mbledhjes.

‘E para që dua të them nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju u shprehët vet që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Në lidhje me pyetjen e Aliebajt po e shoh pak kërkesën tuaj në GJK dhe këtu nuk kërkonin pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Në kërkesën tua ju nëse ishit kaq të interesuar mund ti kishit kërkuar GJK-së dhe pezullimin e kësaj mbledhje. Ju keni kërkuar pezullimin e masave shtrënguese. Nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën që ka sjellë prokuroria për Berishën. S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë këtë proces.’- tha Çuçi.

Edhe deputetja socialsite Klotilda Bushka tha se nuk ka asnjë shkak ligjor për pezullimin e mbledhjes. 

"Kërkesë që shytohet në kuadër të kushtetueshmërisë dhe rregullores, nuk ka arsye të bazuar në kushte e ligj për tu pezulluar, për tu penguar ky lloj shqyrtimi. Kemi bërë një kërkesë në GJK, me atë kërkoni të pezullohet kjo kërkesë e re. Janë çështje të ndryshme, mund ta kishit bërë këtë kërkesë më parë. Në kushtet që jemi që ka vetëm një kërkesë nga ana juaj, për një çështje tjetër dhe sot kemi para trajtimit të një kërkesë për dhënien e autorizmit për Berishën, s’ka lidhje me trajtimin e mëparshëm. Ne do duhet të vijojmë me shqyrtimin se nuk ka vendim që ta detyrojë këshillin të pezullojë shqyrtimin e kërkesës së ardhura nga SPAK", tha Bushka. 


Lajmi kryesor:

Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër