/ATSH-Anila Struga/.- Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, mblidhet mesditën e së martës për të zhvilluar një séancë degjimore me deputetin Mark Frroku. Kjo pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkon leje nga parlamenti për arrestimin e tij, pasi dyshohet se është përfshirë në krime jashtë vendit.
Te shtunen organi i akuzes i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e Mark Frrokut, sepse autoritetet e drejtësise belge shpallën arrest ndërkombëtar ndaj tij, si i dyshuar për një vrasje në Belgjike në vitin 1999.
Te dielen pasdite Keshilli u mblodh për të shqyrtuar kërkesën në fjalë, ndërsa dy avokatet e Frrokut kërkuan praninë e ketij te fundit në nje séancë degjimore, për të dhënë shpjegime për akuzat.
Kjo është e dyta herë që prokuroria i kërkon leje parlamentit për arrestimin e Frrokut. Të enjten Kuvendi i miratoi kërkesën e parë për arrestimin e tij lidhur me çështjen 'Doshi'.
Për këtë çështje, Gjykata e Lartë vendosi të shtunën ta lërë në arrest shtëpie Frrokun. I njëjti vendim u mor dhe ndaj deputetit Tom Doshi. Të dy deputetët akuzohen nga drejtesia për dëshmi të rreme.