/ATSH/.- Kuvendi Shqipërisë njoftoi të premten se kërkesa e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima do të shqyrtohet më 6 prill nga Këshilli i Mandateve.
Kuvendi, përmes zëdhënësit Emiljano Aleksi, reagoi zyrtarisht ndaj deklaratës së sotme të Partisë Demokratike, që akuzon kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta se kanë marrë në mbrojtje deputetin Kokëdhima.
Zëdhënësi Aleksi bëri të ditur se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta 'prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së, tek Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme".
Gjithashtu, njoftoi Aleksi, për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Mandateve çështja do të trajtohet në mbledhjen e datës 6 prill.
/Shqiptarja.com