Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e Berishës, juristi Kara: Ja çfarë ndodh nëse ish-kryeministri lihet në arrest shtëpiak dhe denigron procesin

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për autorizimin e Kuvendit për masë arresti ndaj Sali Berishës nën akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me privatizimin e kompleksit 'Partizani', ka qenë në qendër të zhvillimeve politike në vend gjatë ditës së sotme. 

Për të folur mbi këtë kërkesë, i ftuar në “Frontline Intervieë” me Marsela Karapançon në Report Tv, ka qenë juristi Romeo Kara. Duke komentuar faktorët që e sollën këtë kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Kara tha se Berisha nuk u la rrugë tjetër organeve të drejtësisë pasi nuk po zbatonte vendimin e gjykatës për “detyrim paraqitje”.

Teksa foli për masën e arrestit që mund të caktohet ndaj Berishës, Kara tha se nëse i caktohet ‘arrest shtëpiak’ dhe ish-kryeministri vijon të cënojë integritetin e procesit, atëherë do të vijohet me masën ‘arrest me burg’ ndaj tij.

“Shkaku që u arrit në këtë masë, ka qenë refuzimi i hershëm i Berishës duke mos zbatuar vendimin e gjykatës nuk i ka lënë organeve të drejtësisë asnjë rrugë tjetër veçse të shkojnë në masën e fundit. Besoj do fillojë kontrolli i banesës. Ai e rëndoi vetë masën. Nëse do kemi një masë me arrest shtëpie dhe personi në fjalë do përpiqet të përdorë politikën kundër procesit, nuk është çudi të kemi arrest me burg.  Nëse ai kërkon që edhe duke qenë në shtëpi të cënojë integritetin e procesit nuk është çudi që t’i ashpërsohet masa dhe t’i caktohet arrest me burg”- tha Kara.

Nga ana tjetër, juristi i PD, Franc Nuri e cilësoi kërkesën si antikushtetuese duke nënvizuar se sipas tij, vetë masa “detyrim paraqitje” e marrë nga GJKKO për Berishën ishte jo-kushtetuese pasi nuk u mor autorizimi nga Kuvendi si fillim.

“Është për të ardhur keq që gjykata dhe prokuroria në Shqipëri nuk zbatojnë kushtetutën e republikës. Vendimi ndaj Berishës, është një vendim që tenton ta penalizojë atë vetëm se nuk ka zbatuar një vendim antikushtetues. Është kërkuar heqja dhe kufizimi i lirisë së një deputeti me 2 masa shtrënguese personale si detyrimi për t’u paraqitur dhe ndalimi për të dalë jashtë shtetit pa marrë autorizimin e Kuvendit siç e përcakton Kushtetuta”- tha Nuri.

Ky i fundit, u shpreh se nuk mund të caktohet masë "arrest me burg" për Berishën pasi Kodi Penal nuk e lejon diçka të tillë për personat mbi 75 vjeç përveç në rastin kur këta të fundit, kanë kryer vrasje dhe janë kapur në flagrancë. 

Sot Prokuroria e Posaçme dërgoi në SPAK relacionin ku kërkohej autorizimi për heqjen e lirisë së Sali Berishës duke qenë se ky i fundit nuk respektoi 3 herë rradhazi vendimin e GJKKO “detyrim paraqitje” si person nën hetim për korrupsion pasiv për aferën “Partizani”. Ndaj Berishës mund të caktohet masë “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”. Ndërsa vetë ish-kryeministri la të kuptohej se deputetët të cilët e mbështesin nuk do ta votojnë kërkesën e SPAK. Këshilli i Mandateve do të mblidhet në datën 18 dhjetor në orën 12:00  për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e heqjes së lirisë së Berishës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
‘Më tha se problemi im është që kam një ideal demokracie’, Kara rrëfen bisedën me Berishën: Nuk ka lënë zullum pa bërë, i përfshiu dhe fëmijët

1702404742_kara.jpg

Duke rrëfyer një bisedë që kishte pasur në Berishën kur ky i fundit ka qenë në postin e presidentit, juristi Romeo Kara tha në “Frontline Intervieë” se kreu i Rithemelimit nuk i pëlqente personat me ideale demokracie.

 Ndërsa sa i takon thirrjeve të Berishës për “mosbindje civile”, Kara tha se ish-kryeministri do të marrë me vete edhe disa persona të tjerë duke u përpjekur të dalë nga situata ku ndodhet.

“E njoh personin që nga 14 dhjetori i vitit 90 dhe kam biseduar me të. Jam përballur me të kur ka qenë në majë fare të pushtetit, kur u bë president. Në një debat me të, më ka thënë se problemi im më i madh ishte që kam një ideal demokracie në kokë. Ai nuk ka bërë zullum pa bërë, madje i ka shtyrë edhe fëmijët e tij. Mosbindje civile është të marrësh risk të përballesh me ndëshkimin,. Berisha do vetëm e vetëm të dalë nga ky hall ku e ka futur veten. Jam i bindur që bashkë me veten do marrë edhe disa të tjerë”- tha juristi.

Ora 19:35
'Partizani'/ Refuzimi i Berishës për të shkuar në SPAK, juristi: Po mbjell destabilitet! Vetëm për pastrim parash mund të dënohet 15 vite burg

  

Juristi Romeo Kara, i ftuar në “Frontline Interview” ku foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës tha se me veprimet e tij, duke refuzuar të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme për masën “detyrim paraqitje”, por mbjell destabilitet duke bërë që edhe njerëzit të mos i binden më vendimeve të gjykatës.

“Ky po mbjell destabilitet që njerëzit të mos i binden më vendimit të gjykatës. Po e djeg parlamentin që të mos shkojë më atje, se nuk i intereson atij kërkesa e opozitës për komisionet hetimore.

Oligarkët e tij, po i hyjnë Ramës nëpër këmbë, pasuria e tij i është shtuar gjithë këto vite. Ky zotëri kur e pa veten para kësaj situate, prit se do kthehem në Kuvend e do bëj opozitë”- tha Kara.

Ndërsa sa i takon dënimit për akuzat që rëndojnë ndaj Berishës, juristi tha se vetëm për pastrim parash, Berisha rrezikon që më së paku të dënohet me 15 vite burg.

“Minimumi vetëm për pastrimin e parave do ketë 15 vjet. Pastaj të tjerat që shtohen, korrupsion, konflikt interesin dikim të paligjshëm etj. Pra për këto 25 vite është minimumi” shtoi Kara.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellari i Vicidolit: 13/12/2023 03:29

    Cfare arrest shtepie per kriminelin, kapeni futeni ne qeli qe ti prese festat ne shoqerine e minjve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'