DOKUMENTI/ Afera ‘Partizani’, SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Berishës! Këshilli i Mandateve mblidhet më 18 dhjetor! Ish-kryeministri: Frymëzim për partinë

Pasi refuzoi tre herë të paraqitet para oficerëve gjyqësorë ashtu siç e udhëroi Gjykata e Posaçme, SPAK merr hapin tjetër. Përmes një kërkese që mban datën 12 dhjetor 2023 dhe firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorëve të dosjes, Arben Kraja dhe  Enkeleda Millonai i kërkohet Kuvendit autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Ish kryeministri Sali Berisha po hetohet për korrupsion pasiv lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, pasuar me ndërtimin e 19 kullave si dhe fitimin, sipas SPAK të 5.4 mln eurove të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

SPAK e akuzon Berishën se në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, përgjatë periudhës kohore që shtrihet që nga viti 2005 e vijim, ka kryer veprime konkrete, aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore dhe kryer veprime konkrete aktive në favor të dhëndrit Jamarbër Malltezi

Kërkesa në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse dhe precedentet e refuzumit që Berisha ka për të mos u paraqitur në SPAK

"E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

Të nderuar Deputetë të Kuvendit!

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit me burg/ arrest shtëpie, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e proçedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë" shkruhet në faqen e parë të kërkesën e SPAK

Në kërkesën SPAK argumentohet se personi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar detyrimet që i ngarkohen nga ligji procedurial penal, në zbatim të vendimeve gjyqësore, për caktimin e masave shtrënguese personale ndaj tij, duke mos u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Sali Berisha i cili ishte në konferencë kur mori lajmin. Në reagimin e parë e quajti vendim të paligjshëm por nëse parlamenti e voton do e zbatonte.

"Tani parlamenti të vendosë çfarë të dojë. Po e vendosi parlamenti.  Unë po përgatitja ta çoja në Gjykatë Kushtetuese. Ky është akt që ndërrimet kundër meje është frymëzim dhe kushtrim për opozitën dhe ndihem më i motivuar se kurrë"

Më pas mblodhi deputetët e tij dhe të grupit të Bardhit. Pas më shumë se dy orëve (13:00 - 15:00)  Berisha duke folur jashtë kryesisë së Kuvendit duket se ndryshoi qëndrim. Paralajmëroi se nuk do votojë pro autorizimit të SPAK, pasi opozita është në aksion. Ky qëndrim tërhoqi edhe Bardhin dhe deputetët që e mbështesin, që votën vota pro e kushtëzojnë me plotësimin e 3 kërkesave nga mazhoranca.

Më 20 tetor 2023 GJKKO caktoi masën e sigurisë për Sali Berishën 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim jashtë vendit' si dhe 'arrest me burg' për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin si dhe  'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim jashtë vendit' për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Sipas vendimit të GJKKO-së Berisha duhej të paraqitej të hënën e parë dhe të hënën e tretë të muajit para oficerëve gjyqësore në SPAK por ka refuzuar duke deklaruar se nuk e njihte pasi sipas tij SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi. Berisha nuk është paraqitur në SPAK, në tri datat e caktuara 6 nentor,  20 nentor dhe 4 dhjetor dhe kërkesa e SPAK dorëzohet 5 ditë para se të mbërrijë e hëna e tretë e dhjetorit që Berisha ka detyrimin të paraqituet para oficeres së policisë gjyqësore.

Këshilli i Mandateve do të mblidhet më datë 18 dhjetor në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK ku kërkohet autorizimi për arrestimin e Sali Berishës. 

Ndërkohë dhëndri i ish kryeministrit  aktualisht ndodhet në 'arrest shtëpie' pasi GJKKO e Apelit ndryshoi masën e sigurisë pas një muaj paraburgim.

(Kliko këtu për të parë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e lirisë së Sali Berishës nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Sali Berishës, Këshilli i Mandateve mblidhet më 18 dhjetor

1700327031_kuvendiishqiperise.jpeg

Më datë 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

Lajmin e bëri të ditur kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”- thuhet në njoftim.

Ora 15:27
Kërkesa e SPAK për masë arresti ndaj tij, Berisha: Do respektoj vendimin e Kuvendit! Por mosbindja civile në seanca do vijojë

 

Pas mbledhjes me grupin e deputetëve të Bardhit, Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit mbi kërkesën e SPAK ku kërkohet autorizim për heqjen e lirisë së tij, duke caktuar masë “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” si person i akuzuar për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit Partizani.

Ai vijoi me akuzat e tij ndaj prokurorëve të SPAK, duke e e quajtur anti-ligjore masën “ndalim të daljes jashtë vendit” të vendosur ndaj tij. Por ajo që vlen të theksohet është se ish-kryeministri pavarësisht se shprehet se do ta respektojë vendimin e Kuvendit, shton gjithashtu se mosbindja civile e deputetëve dhe kaosi në seancë do të vazhdojë, duke nënkuptuar se ligjvënësit e Rithemelimit dhe grupit të Bardhit nuk do e votojnë kërkesën e SPAK-ut.

“Janë të gjithë në unison se ky vendim, bazohet në një vendim antikushtetues, anti-ligjor të mëparshëm të SKAP-it dhe gjykatëses së shkarkuar nga unë me 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë, siç theksova para 2 orësh, vitin 2012 jam angazhuar në një nismë së bashku me qeverinë e kohës për abrogimin e nenit të kushtetutës që i jep imunitet deputetëve ndaj  veprimeve të gjyqësorit. Nuk kam ndryshuar mendim se ajo përpjekje e imja ka qenë e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Kushtetutshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë kushtetutën dhe të vendosë që mos të ketë mbrojtje për deputetët. Cilido të jetë vendimi i parlamentit do ta respektoj. Nuk ka asnjë ndryshim të mosbindjes civile në parlament. Grupi është plotësisht dakord me ato që mendoj unë. Ju e keni parë se prej javësh opozita nuk voton më në Kuvend”- tha Berisha.

Ora 14:20
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, ja hapat që merr Kuvendi! EMRAT, kush janë anëtarët e Këshillit për Rregulloren e Mandatet

1701421324_saliberisha.jpg

Sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja Lindita Nikolla thërret Këshillin për Rregulloren e Mandateve për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK. Në këtë mbledhje Berisha ka të drejtë të marrë pjesë.

Më pas në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

Nëse palët politike nuk bien dakord, në seancën pasardhëse këshilli mund të dërgojë dy realacione.

Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Lindita Nikolla, kryetare
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Bledi Çuçi
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi
Ora 14:14
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, deputetët mbështetës të ish kryeministrit e grupit të Bardhit heshtin

1702384495_saliberisha.jpeg

Berisha ka mbledhur grupin parlamentar ku pritet të vendosen dhe hapat që do të ndërmerren në seancë parlamentare ku do të votohet dhe autorizimi i SPAK për arrestimin/ heqjen e lirisë së Sali Berishës.

Deputetët e Berishës por dhe të Bardhit kanë preferuar të heshtin për gazetarët para se të hyjnë në mbledhje.

Helidon Bushati dhe Lindita Metaliaj nuk preferuan të flasin ndërsa Ramadan Lika tha se do të jepte qëndrimin e tij pas mbledhjes së grupit.

Ora 13:33
Kërkoi arrestimin, Berisha sulmon SPAK: Vendim i paligjshëm! Kërkesa bazuar mbi një vendim antikushtetues

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kërkesa e SPAK për arrestimin e tij është e bazuar mbi një vendim antikushtetues. Ai hodhi akuza ndaj drejtësisë duke thënë se vendimi i SKAP është i paligjshëm, ndërsa tha se opozita do të vijojë betejën.

“Tani, edhe njëherë. Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i skap është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm.

Por nëse parlamenti, se edhe njëherë, kufizimet ndaj drejtësisë, imuniteti, nuk janë të individit, janë në radhë të parë të parlamentit. Janë të parlamentit në mënyrë që askush të mos mund ta destabiliziojë me procedura të tjera parlamentin. Ky është morali i tyre. Pastaj sigurisht individi është pjesë e parlamentit.

Në këtë kontekst, nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar edhe ky mbi një vendim antikushtetues të paligjshëm është përgjegjësia e tij. Unë do të përputhem me veprimet e gjyqësorit.

Përsa i përket opozitës të garantoj se asgjë nuk e ndalon dot betejën e saj pa kthim gjer në fitore. Ajo do të zhvillohet në çdo skaj dhe shqiptarët e shohin këtë si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën dhe për ta ç’aktivizuar atë.

Por e kundërta do të ndodhë. Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë.”, tha Berisha.

Ora 13:32
SPAK kërkoi arrestimin, Berisha mbledh deputetët! Do të vendoset për aksionin! A do të lejojë seancën ku të votohet autorizimi i SPAK? Ja si përgjigjet

Berisha ka mbledhur grupin parlamentar ku pritet të vendosen dhe hapat që do të ndërmerren në seancë parlamentare ku do të votohet dhe autorizimi i SPAK për arrestimin/ heqjen e lirisë së Sali Berishës.

Nisur nga fakti se opozita prej dy muajsh nuk lejon seancë normale, a do të lejojë Berisha të zhvillohet një seancë normale ku do të votohet autorizimi i SPAK?

“Atë e vendos grupi parlamentar. Ky është vendim jo i Sali Berishës por i grupit parlamentar që është i mbledhur" tha Berisha sot në konferencën për median.

Duket që mbërritja e kërkesës së SPAK në Kuvend e ka zënë papritur Berishën.

Pyetje: Sipas rregullores Këshilli për Rregulloren e Mandateve do të mblidhet po a do të shkojë Berisha?

“Gjithçka do të vendoset në orët që vijnë’ tha Berisha

Berisha e quan vendim të paligjishëm dhe sulmoi sërish SPAK.

Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i skap është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm... Nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar edhe ky mbi një vendim antikushtetues të paligjshëm është përgjegjësia e tij. Unë do të përputhem me veprimet e gjyqësorit. 

Gjithashtu Berisha la të kuptohet se do të vijojë të përdorë 'partinë' për tu mbrojtur 

"Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë" tha Berisha.

Ora 13:24
SPAK kërkon arrestimin, Berisha shkon në mbledhjen e grupit me deputetët e Bardhit

Pas kërkesës së SPAK drejtuar kuvendit për arrestimin e Berishës për aferën Partizani, ish-kryeministri ka shkuar në mbledhjen e grupit ku marrin pjesë edhe deputetët e Gazment Bardhit.

Berisha tha se do vendosin në mbledhjen e grupit nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që pritet të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit pas kërkesës së SPAK për arrestimin.

Sipas rregullores, Berisha ka të drejtë të marrë pjesë në këtë mbledhje ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Gazment Bardhi, por në deklaratat e tij publike pas 21 tetorit dhe kur u mor masa e sigurisë për Berishën, ai është shprehur disa herë se do të japë ok për dhënien e autorizimit të Kuvendit për SPAK.

Ora 13:10
SPAK kërkon arrestimin, Berisha: Shkresën e votoj që nesër, do zbatoj çdo vendim gjykate pas autorizimit të parlamentit

 

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës për aferën Partizanit. SPAK ka dorëzuar kërkesën në Kuvend, ndërsa ish-kryeministri në një dalje për mediat tha se do ta lexojë shkresën dhe se e voton që nesër. Berisha thotë se do zbatojë çdo vendim gjykate pas autorizimit të parlamentit.

Berisha hodhi akuza se kjo është një vepër e Edi Ramës. 

Në vitin 2012 Sali Berisha ka dërguar në parlament abrogimin nga kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të kuvendit. Ky ligj, ky amendament i qeverisë është kundërshtuar nga Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Unë kam deklaruar edhe këtu para kush që jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk pranuar urdhrin e gjykatës dhe të SKAP nuk kam pranuar se ajo është shkruaje e kushtetutës. Kam mbrojtur kuvendin dhe jo Sali Berishën. Kam refuzuar të zbatoj urdhër anti-kushtetues nga një gjykatës në konflikt interesi, e shkarkuar nga unë më datë 8 shkurt 1986 dhe e fsheh këtë fakt.

Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2021. Jam që deputetë të mos kenë asnjë  lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në kushtetutë. Kërkesë krejtësisht normale. Në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie dalje jashtë shtetit, kur kushtetuta sanksionin një nen të veçantë, kjo është të tallesh me kushtetutën. Do parlamenti që ta dorëzojë, e votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshti. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem, jam paraqitem dhe paraqitem, kësaj radhe kishte të bënim me shkruarjen e neneve të kushtetutës, ishte një akt puçist.

"Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im, i përsëritur këtu, ua kam thënë sa herë keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Unë nuk mund të bëhesha kurrë njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues. Isha në vështirësi në këtë rast se kishte të bënte me mua, por ai ishte një akt i shkruarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve ose gjykatësve. Nuk mund të ndodhte dhe nuk ndodh kurrë përmes Sali Berishës. Tani parlamenti të vendosë ç’të dojë, sepse unë kam firmosur në vitin 2012, abrogimin e nenit 70 të Kushtetutës, pikës 3 që i jep atributet deputetit.

Ndaj dhe kjo është një gjë që po e vendosi parlamenti... unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos, unë do e zbatoj sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua do ishte 100 përqind i zbatueshëm për faktin se në doktrinën e të drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhej shteg për t’u zbatuar ai amendament që unë kam çuar në vitin 2012...

...Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por unë këtu para jush e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin, sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime, unë jam njeri i një standardi. A është i drejtë apo i padrejtë, ai është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, përveç rastit kur ato i morën pushtet parlament. Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë ardhur për të sjellë ato fletushkat, u kam thënë dërgojini në parlament. Kjo ka qenë përgjigjia ime. Tani vendos parlamenti, të jetë fare i lirë parlamenti", tha Berisha. 

Ora 12:51
Afera ‘Partizani’ SPAK i kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës, Ja dokumenti i Altin Dumanit

1702381716_kerkesaberisha.jpg

SPAK kërkon Kuvendit ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën. Report Tv siguron dokumentit e firmosur nga Altin Dumani ku kërkohet ndryshimi I masës së sigurisë nga ‘detyrim me paraqitje’ e ndalim të daljes jashtë vendit, në një masë më të ashpër sigurie, ‘arrest me burg/ arrest shtëpie. Masën e sigurisë e cakton GJKKO.

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

Të nderuar Deputetë të Kuvendit!

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit me burg/ arrest shtëpie, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e proçedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Githashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 13/12/2023 07:23

    Edhe Berisha e burgosi dikur Nanon, por pastaj i kerkoj ndjesë.

    Përgjigju
  • Iris: 13/12/2023 03:38

    Keshtu ndodh kur fillon e te duket vetja mbi ligjet! Berisha ne arrest shtepie ka per te perfunduar,por tani do te behet me interesant.Do te filloje te transmetoje cdo dite /live/ nga FB i celularit te tij si puna e atyre teleevangjelisteve,duke perhapur cdo dite filozofine e tij politike fanatikeve te tij, qe jo vetem do t'a degjojne me endje,por do t'i mblidhen poshte pallatit ne shenje perkrahje e mbeshtetje edhe pse u ndalohet t'a takojne.Prisni Sali Lushen e Flamur Noken,etj tani poshte pallatit te tij cdo dite.

    Përgjigju
  • halla esma: 13/12/2023 00:30

    Ike o sali qeni ike me gjithe shkelqen e jamarber bac..

    Përgjigju
  • Lushka: 12/12/2023 21:27

    Shikoj komentuesa te pa fund vrell e duf. Po se hyri se nuk hyri kujt i prish pune. Asgje nuk ndryshon fare per mua per ju. Do hani ne mengjes dreke e darke te njejtat gjera qe keni ngrene nuk perben se do shtohen po hyri ky ai apo ajo. Ah popull mjeran qe rrini mbas tv e prisni te hyj ndonje ne burg. Ne vend te merrni situaten ne dore e te dilni per te drejtat e juaja nxirrni mllef neper komente se do kapin nje te vdekur e do e fuson ne burg. Ah medet mendjes tuaj.

    Përgjigju
    • Bedriu: 13/12/2023 00:17

      O zoteri shumica e komentusave bejne ironi dhe nuk ka lidhje me vrellin e dufin. Por per te tjerat qe ke shkrujt jam plotesisht dakort. Gezuar festat, po vl saliut.

  • lali: 12/12/2023 16:36

    ike plaku mere ike me gjith tespi e tosun bac!!!!

    Përgjigju
  • Rini: 12/12/2023 14:59

    E kisha ruajtur nje shishe Champagne per Vitin e Ri, por do e hap kur hajduti, komunisti dhe vrasesi Sali Berisha të hyje ne biruce (ta pakten vetem nje dite). Shpresoj qe Parlaménti te beje pune te ligjshme me dhenien e dokumentit Spakut. Te mos kete frike, se hajduti s’ka me ndjekes pervec disa kamikazeve te papune !

    Përgjigju
    • Rimi: 12/12/2023 19:45

      Hape per familjen tende o debil se nuk zgjidh gje arrestimi i saliut

  • Arberori: 12/12/2023 14:47

    Ooo nanushi mirmengjes mirmengjes hajde ni kafe ta qes

    Përgjigju
  • AltinTop: 12/12/2023 14:41

    O Dumani je nona!!! Respekte dhe pune te mbare!

    Përgjigju
    • Altinpushka: 13/12/2023 10:09

      Rrot mullari qe mezi shtyn muajin me buke

  • Kovaçi: 12/12/2023 14:32

    Kjo mas eshte per tu pershendetur pasi do mbyllet ne shtepi njeriu qe sfidonte drejtesine dhe nuk lejonte punen normale te Kuvendit prj muajsh, duke arritur deri ne zjarr venie. Me ne fund lumi i eger do te zbutet. Kush popullin e sfidon si Saliu e peson. Pune te mbere kuvendit te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Luani: 12/12/2023 14:17

    Pushkatim per Sali Berishën Arsyeja : Per Piramidat Per Remzi Hoxhen Per Familjen Haklaj Per 21 Janarin Per Kosta Trebicken Per Gramoz Pashkon Per SOKOL Olldashin Per Klubin Partizani Per Gërdecin Per m Furnizim me karburante per Ushtrin e Millosheviqit... Dhe shumē të tjera që do të dalin gjatë hetimeve....

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-ISH KOLONEL: 12/12/2023 14:10

    Fundi MARRËZISË.Ky është fundi i një PERANDORI 33 vjeçar që ka sunduar vëndin në mënyrë KRIMINALE..! Pasi në 1992 TRODHI DREJTËSINË ME KURSIN 6 MUJOR TË PLEPAVE. -Sb nuk e ka njohur SPAK duke e quajtur SKAP TË E.RAMËS,GRUP KRIMINAL..! -Në këto kushte SB duhej ARRESTUAR MENKËHE.POR SPAK+GJKKO ka pasur FRIKË PREJ TIJ që i ka KËRCËNUSR 33 VITE DUKE LËN BËNDIN NË DESTABILITET.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 12/12/2023 13:58

    Po more sali ndihesh i motivuar ti por me perpara jep llogari per te gjitha cfar i ke bere shqioeris.I nxorre themelet shkaterrove cdo gje re mire qe kushte ky vend. Vjedhjet qe ke bere sjan asgje para asaj qe i ke bere ketij vendi.Afera per partizanin eshte qesharake para krimeve qe ti ke bere, shkaterrrove vrave shite vendin percave vendin vodhe ojj te vjedhur etj etj etj.Ti nuk neriton as te denohesh ti meriton te te vene te sheshi skenderbej dhe te te peshtyj tere shqiperia e oastaj te shporresh njeher e per gjithmon dhe mos ta degjofshim me kurr zerin e mos ta pafshim kurre fytyren.

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 12/12/2023 13:55

    Ky eshte fundi i cubave, qofshin ata politikane, hajdut apo kriminel. Heret a vone do perfundojne para drejtesise. Shqiptaret do kuptojne rolin e vertet te drejtesise; "Nuk ka njeri mbi ligjin".

    Përgjigju
  • Dani: 12/12/2023 13:53

    E hongri ene sala te gjatin

    Përgjigju
  • e drejta: 12/12/2023 13:50

    ME NE FUND ERDHI ORA E BANDITIT berisha karaxhixh

    Përgjigju
  • Fatmir: 12/12/2023 13:34

    Kjo do ishte nje mrekulli por nuk e besoj se ndodh.. Po ka zot dhe nqs ka drejtesi duhet te ndodhte shime me pare, Por urojme te ndodh me rastin e viti te ri ..

    Përgjigju
  • Eri: 12/12/2023 13:16

    Bravo SPAK

    Përgjigju
  • Xxxxx: 12/12/2023 13:13

    Po sala mori 300 miljon amerikan perpara ku pyet sala per spak leshi..nuk ka lindur njeri ti afrohet sales...

    Përgjigju
  • Joni: 12/12/2023 12:51

    Me ne fund. Edhe SPAK edhe Berisha u puqen ne piken per Kuvendin. Pervec arrest ne shpi, per Salen te urdherojne edhe ndalimin e te folurit pasiqe partia dhe shoku Edvin jane merzit cik. Le Kim atje ne Vashington e me radhe kolltukofaget rreth saj qe plot 27 melone dollaro, kur thonte i madhi shoku Enver, kane harxhu per SPAK si e si te telendise shokun Sali, "bashkepuntorin" e hershem te tyre. Bravo dhe SPAK qe me ne fund e mposhti korrupsionin...e kater vecarit te pare te Saliut. Ketij te dekades se fundit na duhet nje SPAK tjeter nga 2039a.

    Përgjigju
    • Stockholmi: 12/12/2023 13:00

      Në se shpallja non grata ishte fillimi i fundit të Sali Berishës, arrestimi do të jetë fundi i vërtetë i tij.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin