Kreu i opozitës ka dalë mesditën e ditës së sotme në një deklaratë për mediat, lidhur me deklaratat që bëri ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa.
Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, i kërkoi drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës. Basha u pyet nese do të ishte në gjendje të shkonte në prokurori,ai u përgjigj që ministri Xhafa po përpiqte ta vendoste prokurorinë nën pushtetin e tij, dhe që mjaftonte të gjurmohej Olsi Rama dhe Agron Xhafa për të vertëtën e drogës së Maminasit.
Basha akuzoi qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi aktualisht, duke thënë që qeveria po i përdor paratë për fasada që nuk sjellin asnjë të mirë në ekonominë e vendit. Miliarda dollarë ka harxhuar kjo qeveri për fasada dhe zyra, vetëm harxhojnë para dhe nuk sjellin asnjë të mirë në ekonomi akuzoi Basha.
Gjithashtu kreu i partisë Demokratike tha që FMN I cilëson reformat në sektorin energjitik të dështuara.
“FMN bën thirrje për ide të qarta ku do të vendosen para e taksave shqiptare.
FMN e thotë hapur që reformat në sektorin e energjisë janë të dështuara. FMN thekson edhe njëherë ndalimin e PPP, duhet të bëhen analiza të vertëta.
PPP ka vjedhur paratë e taksave, pastrimin e parave të fituara nga droga dhe krimi I organizuar.
PPP mjeti kryesor për pastrim parash.
Fatmir Xhafa po vendos de juro e prokurorinë nën pushtetin e ministrit të Brendshëm. Mjafton që prokuroria të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, është shprehur Basha
e.gj/Shqiptarja.com
Komente










