TIRANE- Gëzim Çela, i cilësuari nga prokuroria dhe policia si “baroni i drogës” është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpolit në Francë. Ka qënë një shkresë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku kërkohej shpallja në kërkim e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, që më pas u bë trafikant kokaine. Mësohet se vendimi për publikimin e fotos në faqen zyrtare të Interpolit është marrë pak ditë më parë, pasi vetë Policia e Shtetit ka dërguar në adresë të prokurorisë një shkresë, ku njoftonte se shtetasi Gëzim Çela nuk gjendet në Shqipërisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO




