Kërkimet e trupit të Julianit
nesër në Sharrë forcat xheniere

Kërkimet e trupit të Julianit <br />nesër në Sharrë forcat xheniere
TIRANE -Familjarët e Julian Çelës, 11 vjeçarit të vrarë nga pedofili shprehen të zhgënyer për vonesat në gjetjen e trupit të vogëlushit. 45 vjeçari nga Librazhdi deklaroi se e kishte hedhur në vendngrumbullimin e mbetjeve në Shkozë. Madje A1 REPORT! solli dje pamje ekskluzive të momentit kur Ardian Prrenjasi tregonte me dorë vendin ku kishte parë të hedhur për herë të fundit trupin e vdekur të vogëlushit 11 vjeçar. Por ndonëse ka kaluar 3 ditë nga mësimi i fundit tragjik të Julian Çelës, familja nuk ka ende një trup për ta varrosur. Ata deklarojnë se nëse policia nuk vazhdon kërkimet atëherë t'i japin leje t'i vazhdojnë ata vetë kërkimet. 
 
Ndërkohë që sot në mëngjes gazetari Arsen Rusta informonte se  punonjës të mirëmbajtjes të angazhuar nga policia e Shtetit po vazhdonin kërkimet në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë.
 
Pedofili Ardian Prrenjasi do të dalë nesër para togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Prokuroria deri tani ka formuluar akuzën e heqjes së lirisë në  mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur” dhe dosja u dorëzua sot në gjykatë. Ndërsa për vrasjen e Julian Çelës, edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga mësimi i krimit, nuk ka ende prova shkencore për dokumentimin e ngjarjes. Në një emision televiziv, mbrëmë prokurori i çështjes Ervin Karanxha ka këmbëngulur se Prrenjas ishte autori i vrasjes. Përfaqësuesi i organit të akuzës ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së Prenjasit pas arrestimit dhe shoqërimit të tij në ambientet policore. Ndërkohë që Nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani tha se posti i të atit të Julianit, Skënder Çela si nëndrejtor i SHISH kishte komplikuar zbardhjen e ngjarjes dhe se Prrenjasi ndërronte shtëpi prandaj nuk e lokalizonin dot.

Fatmirësisht i mituri me inicialet A.C shpëtoi nga pedofili Ardjan Prrenjasi, pasi kolegët e tij, punonjës të një firme private për pastrimin e qytetit të Tiranës, shkuan në banesën e tij në Laprakë, të shqetësuar për mungesën e tij prej dy ditësh në punë.  Lirimi i të miturit çoi më pas në zbardhjen e zhdukjes së Julian Celës. Vetë pedofili ka rrëfyer në polici se e kishte rrëmbyer dhe vrarë djalin 11 vjeç, ndërsa nga pamjet ekskluzive të A1 REPORT! të transmetuara një ditë më parë Ardjan Prrenjasi tregonte dhe vendin ku ka hedhur trupin e Julianit në fushën e përpunimit të mbetjeve në Sharrë.

FAMILJARET: NA THANE SE KERKIMET DO BEHEN ME MJETE TE SPECIALIZUARA

Ora 14: 47
Familjarët kanë marrë garancinë nga Tonin Vocaj se policia do të sjellë makina të specializuara për kërkimet e trupit të Julian Çelës. Shërbimi informativ Shtetër i ka bërë kërkesë ministrisë së Mbrotjes të vejë në dispozicion forcat xheniere të ushtrisë për të ndihmuar. Pritet të ndërhyjnë nesër, informon gazetarja e TV A1 REPORT! Gentiana Haxhiu nga vendgrumbullimi i Sharres

POLICIA NUK SEKUESTRON RROBAT E PEDOFILIT, TVA1 REPORT I FOKUSON NE BANESE
Ora 14:00
Policia nuk ka sekuestruar rrobat e punës së pedofilit Ardian Prrenjasit. TV A1 REPORT arriti të fokusojë sot rrobat e punës së Ardian Prrenjasit të cilët ishin të vendosura në një depo të vogël, të ndërtuar në oborrin e shtëpisë së marrë me qera, pak metra larg banesës, ku ka ndodhur vrasja e Julian Çelës. Këto rroba mund të jenë të rëndësishme për hetimin e ngjarjes ndërkohë që mesaduket grupit hetimor i kanë shpëtuar dhe nuk janë marrë si provë për tu ekzaminuar.  Ardian Prrenasi si punonjës i mirëmbajtjes kishte akses në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë ku më 1 dhjetor 2012 tregon se ka  parë trupin e vdekur të Julianit. Çdo veshje, sidomos në rastin e tillë rrobat e punës së Prrenjasit mund të jenë të rëndësishme për të siguruar prova.


rrobat e prenjasit me logo
rrobat e prenjasit me logo


(Fotot1, 2 : Rrobat e Ardian Prrenjasit të cilat nuk janë sekuestruar nga policia, )


DREJTUESIT E LARTE  TE POLICISE NE SHARRE

Ora 13: 44
Drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë. Në vendngjarje ndodhen drejtor i krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj si dhe ekspertë si dhe grupi i ekspertëve hetimorë.

FAMILJARET: SHTETI TE GJEJE TRUPIN OSE TE NA LEJOJE TA GJEJME VETE
Ora 12: 45
Prej mëngjesit familajrët e Julian Çelës vazhdojnë të qëndrojnë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë për të pritur ndonjë shenjë për gjetjen e trupit të vogëlushit të tyre. Ata i kërkojnë ndihmë shtetit nëse jo atëherë kërkojnë tu jepet leje për të vazhduar vetë kërkimet.

“E dimë që është vrarë por të mos i gjesh trupin është vdekje e dytë. Shteti ka tre ditë që ka mësuar vrasjen dhe nuk ka bërë asgjë. Këtu nuk ka ardhur një grup hetimor.”- thotë daja i Julianit, Hysni Muka.  “Në shtëpi janë dyert e hapura. Të ndërhyjnë, ose të na japin ne mjetet dhe e gjejmë ne”- thotë kushëriri i Julianit për gazetaren e TV A1 REPORT! Gentiana Haxhiu nga vendgrumbullimi i Sharrës ku ndodhen prej mëngjesit të sotëm.

te afremit e juljanit


(Daja i Juljan Celës)

POLICIA RRETHON ZONEN NE SHARRE KU ARDIAN PRRENJASI TREGOI SE ISHTE HEDHUR TRUPI
Ora 11:24 Policia rrethon vendin të cilin Ardian Prrenjasi tregoi dje se ku e kishte parë të hedhur trupin e mbuluar me batanije të kuqe të vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela. . TV A1 REPORT! solli dje pamje ekskluzive pikërisht të këtij momenti kur Prrenjasi tregonte me dorë përpara grupit hetimor vendin ku kishte parë për herë të fundit trupin e vdekur të Julianit.

sharre policia rrethon zonen logo policia sharre


(Policia rrethon zonën në Sharrë)

PERGJEGJESI I PRRENJASIT: PSE NJOFTUAM POLICINE DITEN E RREMBIMIT TE 10 VJECARIT
Ora 11: 20
Gëzim Metko përgjegjësi i pastrim gjelbërimit ku punonte dhe Ardian Prrenjasi në nj prononcim për TV A1 REPORT tregon sesi kishin shkuar në banesën e 45 vjeçarit paraditen e të dielës (17 mars) dhe më pas kishin bërë denoncimin në komisariat për mungesën e tij kaq të dyshimtë. “Si person ai ka qenë tepër i rregullt, tepër korrekt, në punë në marrëdhëniet shoqërore në marrëdhënie me eprorët. Një ditë më para ai ka qenë në punë, (flitet për 16 marsin) ka realizuar detyrën e tij sipas programit, që kemi ne në pastrimin e qytetit. Dhe ditën që është konstatuar mungesa e tij në punë na shqetësoi. Në këto kushte kam urdhëruar punëtorët t’i shkojnë në shtëpi dhe nga komunikimi që kam bërë në telefon më thanë që nuk ishte në banesë. Shkova edhe vetë në banesë për të verifikuar edhe pyetur vetë, duke gjykuar që personi mund të kishte ndonjë problem kardiak apo sëmundje meqë kishte pasur edhe telefonin e fikur. U munduam të hapim derën, më pas e ndërprenë dhe bëmë denoncim në komisariat për mungesën e tij kaq të dyshimtë.”- deklaroi Gëzim Metko në një prononcim në ambientet e firmës “Corsel” ku punonte dhe Ardian Prrenjasi.
GEZIM METKO
(Foto: Gezim Metko, duke folur per TVA1 REPORT!)

NISIN KERKIMET PER TRUPIN  E 11 VJECARIT NE SHARRE
Ora 09:20
Punëtorë të angazhuar nga policia e shtetit kanë nisur që në mëngjes kërkimet për ndonjë gjurmë për trupin e vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela. Në vendgrumbullimin e mbeturinave në Sharrë ndodhen dhe familjarë të Julianit të cilët edhe ato vazhdojnë kërkimet. Ndërkohë që policia do të mbajë nën sekuestro banesën e Ardian Prrenjasit edhe gjatë ditës së sotme.
sharre kerkime me logo
(Foto: Sot kërkimet në Sharrë)

PROKURORI: POSTI I TE ATIT SI ZYRTAR I SHISH KOMPLIKOI ZBARDHJEN E NGJARJES

Gjatë një emisioni televiziv, përfaqësuesi i organit të akuzës ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së Prrenjasit pas arrestimit dhe shoqërimit të tij në ambientet policore.
Sipas prokurorit të çështjes Ervin Karanxha hetimet e para për zhdukjen e Julain Çelës ishin përqendruar vetëm në pistën që lidhej me postin e babait të tij, zëvendësdrejtorit të anti-terrorit në SHISH, Skënder Çelës.

Duke folur përgjatë gjithë kohës me bindje të plotë se 44-vjeçari Ardian Prrenjasi është autori i vrasjes së Julian Çelës, prokurori Karanxha ka zbardhur një pjesë të dëshmisë, që sipas tij, pedofili ka dhënë gjatë marrjes së deklarimeve. “Morën në pyetje Prenjasin, duke respektuar të gjitha të drejtat. Foli dhe për Julianin. E pranoi vetë që ‘kam bërë diçka me Julianin’.

Tek banjoja ishte dhe një çarçaf i varur në formë laku. E pyetëm rreth Julianit. Nuk e mbante mend si datë fikse se kur kishte ndodhur ngjarja, tha se nga fundi i nëntorit kishte pasur dhe një djalë që nuk e njihte i kishte kërkuar t’i blinte disa gjëra në market dhe i kishte kërkuar në banesë, që t’i jepte një bakshish për ndihmën. Është futur brenda. Shtëpia ka qenë me dy dyer.

Sa është futur Juliani, Ardian Prrenjasi ka mbyllur derën. Juliani refuzon dhe fillon të bërtasë, aty autori e shtrëngon fort. Pas rezistencës Juliani përplaset në tokë. E fut në batanije. Del jashtë dhe shikon nëse kishte ndonjë zhurmë. Zotëria punonte me makinat e plehrave me firmën dhe dinte orarin kur hidheshin plehrat.

E ka hedhur tek koshi i dytë, e ka mbuluar me plehra të tjera. Ka qenë i shqetësuar për këtë moment, derisa e mori makina. Të nesërmen në mëngjes, sapo ka marrë turnin, e ka parë nga distanca landfillin, s’ka reaguar dhe ka ikur” - ka qenë pjesa e dëshmisë dhënë nga prokurori, të cilën Prrenjasi e ka treguar në mënyrë kronologjike.

I pyetur nëse kanë qenë në dijeni të precedentëve të mëparshëm në shtetin fqinj, prokurori Karanxha tha se nuk kanë marrë ende informacion në lidhje me këto dyshime. Ai shtoi gjithashtu se identifikimi i autorit të vrasjes së Julian Çelës ka qenë shumë i vështirë dhe çështja shumë e komplikuar, edhe për shkak të detyrës së Skënder Çelës, babait të 11-vjeçarit.

POLICIA: NUK E LOKALIZONIM DOT


Numri dy i policisë së Tiranës ka argumentuar se Prenjasi nuk mbahej nën kontroll policor edhe pse kishte precedentë, për shkak se ndërronte shpesh vendbanimet që merrte me qira. Ai ka theksuar se fëmijët kanë pasur temperamente të ndryshme, dhe “qetësia” e 10-vjeçarit A.C. e ka shpëtuar të miturin nga vrasja, pasi nuk ka shfaqur rezistencë.
 
Mbrojtësja ligjore e caktuar kryesisht, Vjollca Pustina, ka asistuar gjatë marrjes në pyetje të Prrenjasit. Ajo ka evidentuar ndryshimin e gjendjes mendore të 44-vjeçarit në natën e arrestimit, dhe përgjatë së nesërmes. Pustina nxori në pah detajin se Prrenjasi i kishte thënë se donte të vriste veten kur kishte kuptuar se policia kishte shkuar ta arrestonte, dhe do të vetëvarej. Por oficerët policorë zbuluan se lartësia që ishte vënë litari ishte për fëmijën, dhe jo për gjatësinë e Prrenjasit.


julian cela me logo
(Julian Çela, fëmija i vrarë nga Ardian Prrenjasi)

Redaksi Online
(b.m/sg/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë