Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, çështjen e patentë shoferëve dhe afatit të skadimit të tyre, si dhe për grevën e gjyqtarëve.
Ismail Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, të cilët sipas tij vazhdojnë të jetë diskrimuar nga shteti serb. Ai përmendi se nga 80 mijë banorë sa ka Lugina rreth 70 për qind e tyre janë shqiptar, të punësuar në administratën shtetërore janë vetëm 24 për qind shqiptar, si dhe shqetësuese mbetet faktit sipas Kurteshit se në Luginë shteti serb vazhdon të mos lejoj përdorimin e teksteve shkollore shqipe nga nxënësit shqiptar.
Kurteshi: Investimi i vetëm i Serbisë në Luginë, ndërtimi i bazave ushtarake
"5000 tekste shkollore në gjuhën shqipe të dërguar nga Kosova janë konfiskuar nga Policia. Mungesa e kuadrit të kualifikuar për shkak të mos njohjes së diplomave të universitete të Kosovës, po ashtu problem i madh për shqiptarët e Luginës, Serbia nuk i njeh as diplomat e shkollës së mesme dhe as dëftesat e shkollave fillore nga Kosova. Mësimi i historisë kombëtare në Luginë është reduktuar në maksimum. Në Luginë nuk ka spitale, ata të sëmurë që kanë nevojë të shtrihen në spital duhet të shkojnë në Vraj, në Nish ose në Beograd. Në anën tjetër, Serbia nuk e lejon hapjen e materniteti i cili tanimë është i ndërtuar në Preshevë dhe vetëm e pret lejen nga shteti për fillimin e punës... Investim i vetëm i Republikës së Serbisënë Luginën e Preshevës është ndërtimi i bazave ushtarake të xhandarmërisë që ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi shqiptarët atje", ka thënë Kurteshi.
Sipas tij, shqiptarët e Luginës kanë nevojë për dy shtetet shqiptare në mënyrë që jeta e tyre të përmirësohet atje, dhe qytetarët të bëjnë jetë më të dinjitetshme. Kurteshi kërkoi që krahas Asociacionit me komuna Serbe në Kosovë, të bëhet edhe një asociacion i tillë me kompetenca të njëjta edhe për shqiptarët që jetojnë në shtetin serb.
Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për grevë e gjyqtarëve dhe për atë që ai e ka quajtur zhagitje të proceseve që po ndodhin kohëve të fundit në sistemit e drejtësisë.
Haradinaj: Greva e gjyqtarëve nuk është temë e vogël
"Ka një zhagitje, kjo zhagitje po shkon edhe me hallkat e veta kyçe do të thotë Gjykata Kushtetuese, pak a shumë po e dimë që është kyçe Gjykata Kushtetuese kur ka interes një temë me pezullu për një kohë me ia rujt vendin ndonjë ministri, rrokadës kur shkon kryetari i gjykatës, e kem kuptuar pra këtë lojë nuk është në rregull. Një çasje e tillë, ata që janë më të involuar e dinë për çka e kam fjalën. Njëkohësisht për grevë e gjyqtarëve të gjyqësorit. Nuk është temë bash e vogël, ne gjithë ditën po ankohemi se nuk na beson bashkisa ndërkombëtare që ne i trajtu të gjitha ato fakte që lidhen me ligjin në vend, njëkohësisht. Vet i lajmë gjyqtarët në grevë, ekziston një normë për kompensim, e nuk zbatohet. Si me bind na dikon si Kosovë që ndonjëher ka rregull dhe do të ketë rregull, në rast se gjyqtarëve tanë nuk iu përmbushim normën për kompenzim nëse nuk iu ndajmë buxhet që me pas gjyqtarë të mjaftueshme dhe në rast se ne nuk e kemi preokupim numrin e lëndëve qoftë atyre që presin me vjet, qoftë atyre që janë të pambarume", ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, nuk është e drejtë që institucionet e rëndësishme të vendit, të mbesin peng i individëve të caktuar.
Në këtë seancë është diskutuar edhe për komunikacionin, përkatësisht për patentë shoferët dhe për afatin e skadimit të tyre.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se disa patentë shoferet janë me afat dhe disa pa afat dhe kjo ka krijuar huti te qytetarët.
Ai kërkoi që ndryshohet ligji ku thotë shoferët duhet t'i nënshtrohet testit nëse i ka kaluar afati i aplikimit.
Kurse, deputetja nga radhët e LDK-së Njomza Emini ka thënë se shqetësim i madh i qytetarëve përveç afatizimit të patentë shoferëve janë edhe tarifat e kontrolleve teknike të automjeteve të cilat sipas saj janë të larta dhe për këtë duhet të ketë një nivelizim të tregut duke përfshirë edhe biznese të tjera.
Emini: Paradoks që një pjesë të ketë patentë të pafatizuar e disa me afat
"Para një jave ishte mediale rasti i ngasjeve të veturave të cilat ju ka skaduar patentë shoferi ku e ceku edhe kolegu im paraprakë, është paradoks që një pjesë e qytetarëve posedojnë patentë shofer të pafatizuar në to, kurse një pjesë e posedojnë patentë shoferin me afat të limituar. Besoj që ministria do e merr në konsideratë këtë dukuri dhe me ndërhyrjen e ligjeve dhe udhëzimeve administrative qytetarët do të trajtohen me një standard", ka thënë Emini.
Ndërsa, Valdete Bajrami nga Nisma ka folur për atë se si nuk funksionon sistemi gjyqësor, sistemi i shëndetësisë, punësimi me anë të familjarizimit e të tjera, për Bajramin vazhdojnë të jenë shqetësuese. Ajo i ka bërë edhe disa pyetje për ministrin e Drejtësisë, Hajrdein Kuçit i cili nuk ishte i pranishëm.
Bajrami: Kush është banda që ka kap Këshillin Prokurorial
"Kush janë ato banda që kanë kap Këshillin Prokurorial, pse nuk keni kërkuar hetim për deklarimin e prokurorëve se bandat kriminale kanë kapur Këshillin Prokurorial, ju si ministër i drejtësisë dhe anëtar i Këshillit Prokurorial..... Ju në vend se të shqetësoheni për mosfunksionim e këtij këshilli të kapur nga banda dhe të hetoni ato akuza të rënda, të ndërsjellta në mes të prokurorëve në këshill, ju keni zgjedhur rrugën tjetër, të heshti dhe t'i bëni prokurorit të heshtin ato akuza që ia kishin bërë njëri tjetrit në këshill", ka thënë Bajrami.
Ismjal Kurteshi nga Vetëvendosje ka kërkuar për atë se a hyn në kuadër të marrëveshjes së Brukselit ndërtimi i këtyre banesave për çka ka thënë se me to po tentohet të bëhen kolonizim i asaj pjesë nga serb të cilët nuk kanë jetuar aty asnjëherë.
Pyetja së tij i është përgjigjur ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se kjo nuk hyn në kuadër të dialogut teknik me Serbinë, dhe se si temë duhet adresuar tek Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
"Çështja e ndërtimeve në pjesë që ju po e theksoni nuk ka qenë temë në dialogun e Brukselit. Kjo çështje është diskutar në përpjeke për të zhvilluar në Kosovë në një kontekst ku ka marrë pjesë ministria përkatës e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, kanë marrë pjesë kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, partnerët ndërkombëtar, zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane, dhe në përpjekjet e tyre për të vën rend dhe rregull në fushën e ndërtimeve u involvuan edhe çështjet e ndjeshme politike që i theksuat ju, ndërtimet ilegale apo tendenca për të sjell kolonizimin. Është diskutu edhe ka dal një memorandum mirëkuptim i cili ende nuk është nënshkruar sepse kryetari i Mitrovicës, komunës veriore ende nuk është i gatshëm të nënshkruajë", ka thënë Tahiri.
Ndërkohë, Kurteshi ka kërkuar nga Tahiri që të ndërpritet dialogu me Serbinë, dialog ky që sipas Kurteshit po i shkakton vetëm dëme vendit.
Në këtë seancë po ashtu është ngritur çështja kufirit me Malin e Zi, i cili pretendon t'i marr 40 kilometra në territorin e Kosovës. Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri kërkoi që pikat kufitare të mbesin ato që janë paraparë në vitin 1974. /Kosovapress/ /atsh/
/Shqiptarja.com