Kërkohet shkrirja e 51 shoqërive
përmbarimore "Të dorëzojnë vulat"

Me një vendim të papritur ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar shkrirjen e shoqërive përbarimore private dhe kalimin e tyre në përmbarim individual.
 
Me këtë vendim, Manjani kërkon ti japë fund epokës së shoqërive përbarimore dhe kalimin e tyre në shoqëri individuale.
 
Ky vendim sipas Manjanit merret për shkak që dhe përgjegjësia ligjore e përbaruesit gjatë kryerjes së detyrës duhet të jetë individuale dhe jo e gjithë shoqërisë.
 
Nisur nga kjo situatë, nëpërmjet vendimit të firmosur katër ditë më parë ministri i ka kërkuar disa prej shoqërive përmbarimore të dorëzojnë vulat e tyre pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe pajisjen me vula të tjera të reja, vetëm për individët përmbarues që janë të paisur me liçencë nga ministria.
 
”Nuk do të ketë më shoqëri aksionere në përbarim. Jo, ai përmbarues që kryen detyrën dhe bën një shkelje duhet patjetër të mbajë përgjegjësinë individuale ai vetë dhe jo shoqëria. Ndaj, pak ditë më parë kam firmosur një urdhër që shoqëritë përmbarimore të dorëzojnë vulat dhe ti zëvendësojnë ato me vula individuale të përmbaruesit me liçensë.
 
Kjo nuk bëhët farë për të prishur tregun, pasi tregu në përmbarimin privat dihet tashmë, vetëm 4 deri në 5 studio përmbarimore, kanë ekskluzivitetin e ekzekutimeve të kredive bankare, duke u marrë dhe frigoriferat njerëzve në shtëpi.
 
Ky ndryshim bëhet vetëm për të individualizuar përgjegjësitë ligjore dhe për ti dhënë fund, vendimarjes kolektive në përbarimin privat”deklaroi ministri Manjani.
 
51 shoqëri përmbarimore
Nga ky urdhër i ministrit Manjani që shfuqizon urdhrin e ish-ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani datë 20 shtator 2010, preken 51 shoqëri përmbarimore.
 
Të gjitha këto shoqëri tashmë janë të detyruara të dorëzojnë vulat e tyre dhe të paisin përmbaruesit e tyre me vula individuale, në mënyrë që të vijojnë procesin e punës. Për mbarëvajtjen e këtij procesi, ministri paralajmëroi se në ditët në vijim do ketë inspektime nga ministria në këto shoqëri. Aktualisht në Shqipëri janë të liçencuar nga Ministria e Drejtësisë 167 përmbarues private.
 
Pjesa më e madhe e tyre punojnë në shoqëri përmbarimore ndërkohë që pjesa tjetër kryen ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në mënyrë individuale.
 
Përmbarimi shtetëror
Përbarimi shtetëror vijon të mos ketë rezultatet e duhura në ekzekutimet e vendimeve gjyqësore. Kjo pasi në shumë raste, qytetarët zgjedhin përmbarimin privat. Po sipas ministrit të Drejtësisë, ky nuk është vetëm një faktor që e penalizon këtë shërbim të kryejë ekzekutimin e vendimeve, por numri i vogël i punonjësve dhe sasia e madhe e dosjeve që janë regjistruar në këtë shërbim.
 
Manjani u shpreh se pjesa më e madhe e këtyre dosjeve janë për pension fëmijës, ndërkohë që numri total i punonjësve në këtë shërbim është vetëm 40 persona, përfshirë këtu dhe pastrueset.
 
“Ne jemi në bisedime me ministrin e Financave me qëllim shtimin e numrit të punonjësve dhe rivitalizimin e shërbimit përbarimor shtetëror me qëllim bërjen e tij efiçent dhe konkurues në treg me privatin”-tha ministri Manjani gjatë një takimi me gazetarët.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq