Kërkoi 7.500 për të mos prishur objektin në Ksamil, mbetet në ish përgjegjësi i IKMT-së, Sarandë

Kërkoi 7.500 për të mos prishur objektin në Ksamil, mbetet në ish përgjegjësi i IKMT-së, Sarandë

Ariel Balani dhe Julian Preni

TIRANE- GJKKO nuk pranoi sot zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Julian Prenin, ish-zyrtar i IKMT-së  në Sarandë marrë nga kjo gjykatë më 25 prill 2024.

Sot trupi gjykues i  GJKKO-së i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani rrëzoi kërkesën e ish zyrtarit të IKMT-së, së Sarandës.

Preni është marrë i pandehur nga SPAK më 26 prill 2024 pasi akuzohet se në muajin mars të vitit 2020, gjatë kohës që ka qenë në detyrën e përgjegjësit të  IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil. Pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.  Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

 Në gjyq me Prenin i pandehur është dhe Arjel Balanin, ish-zyrtar i Urbanistikës në Sarandës si dhe vetë personi që ka paguar  Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë.

Sipas SPAK Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro.’

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Protestë kundër të djathtës ekstreme përpara zgjedhjeve parlamentare

Francë/ Protestë kundër të djathtës ekstreme përpara zgjedhjeve parlamentare