Kërkoi azil politik në Hungari, prokurorja maqedonase: Gruevski do të ekstradohet

Një ditë pasi ishkryeministri maqedonas Nikolla Gruevski përmes një statusi në facebook deklaroi se ndodhej në Budapest dhe ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze, prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Katica Janeva ka reaguar duke u shprehur optimiste se Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria dhe do të gjykohet në vendin e tij edhe për akuzat e tjera .

Në një intervistë të dhënë për televizionin maqedonas! Tv, prokurorja speciale Janeva ka deklaruar se për çështjen “Titanik” ka kërkuar paraburgim për ish-kryeministrin maqedonas  Nikolla Gruevski, por Gjykata Penale e ka refuzuar dhe ka sjellë masa të tjera, ndërsa për rastin “Tanku”, nuk është kërkuar paraburgim"-shkruan portali maqedonas në gjuhën shipe 'Zhurnal'.

"Ne kërkuam arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe ne përdorëm të gjitha mekanizmat ligjorë. Unë pres ekstradimin e Gruevskit, sepse tani ai me siguri do të gjykohet në mungesë dhe ne po kërkojmë një gjyq më intensiv të rasteve tona. Por kjo nuk do të prishë rrjedhën e provave. Gruevski nuk është politikan dhe nuk ishte një zyrtar i lartë. Ai ecte lirisht në të gjithë Republikën e Maqedonisë dhe kontaktonte me mediat”, ka thënë prokurorja Janeva, transmeton Zhurnal.

Ndërkohë, një ditë ma parë ishkryeministri maqedonas Gruevski e bëri vetë publik lajmin e largimit përmes një statusi të postuar në facebook, ku bëri të ditur se është larguar se ndodhej në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Në rastin “Titanik”, Nikolla Gruevski akuzohet për veprën penale bashkëpunim kriminal dhe keqpërdorim të mjeteve të fushatës zgjedhore dhe shkelje të rregullores zgjedhore. Ndërsa për rastin “Tanku” mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë