Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish numrit 2 te qeverisë Arben Ahmetaj, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.
Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili ka firmosur edhe vendimin per arrestimin e ish zëvendeskryeministrit, i cili kluzohet për korrupsion, pastrim parash dhe pastrim parash. Me herët gjykata ka refuzuar të heqë sekuestron edhe nga prona të tjera që i janë sekuestruar Ahmetajt, përfshirë vilat e ish bashkëshortes dhe bashkjetueses në Palasë dhe në Hamallaj.
Ish-ministri Ahmetaj vijon të jetë deputet por prej 24 gushtit 2023 administrata e Kuvendit i ka ndërprerë page dhe shërbimet mbështetëse që vijnë për shkak të detyrës si pagesa për telefonin, automjetin, karburantin si dhe shpenzimet e banimit.
Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
62.6%
-
Jo
25.6%
-
S'i dihet
11.8%
Vota total: 1496
Lajme të tjera
-
'Gërdeci', më 7 dhjetor dëshmitarët e radhës! Faksi 'për Shkëlzenin', do pyetet sekretarja e Aldo Bumçit! Djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor
1 Dhjetor, 13:37
-
Nën akuzë për korrupsion, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
29 Nëntor, 11:52
-
GJKKO e shpalli të pafajshëm, SPAK ankimon vendimin, kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
28 Nëntor, 16:39
-
Sterilizimi/ GJKKO: Koncesioni i paracaktuar 2 vite para miratimit! Shkëlqim Cani i përfshirë, i miratoi Beqajt financimin, që më parë e refuzoi! Manipulim të shifrave
24 Nëntor, 11:06
-
Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së s'ndryshon masën e sigurisë për Berishën e Malltezin, lë në fuqi sekuestron e pasurive! SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares
24 Nëntor, 09:22
-
Sterilizimi/ Vendimi i GJKKO: Kostot u frynë në mënyrë fiktive, dëm i madh buxhetit të shtetit! Ndryshime me firmë të Beqajt! Koncesionari mori shërbimin jetik pa kapacitetet e duhura
24 Nëntor, 09:19
-
Ahmetaj nga arratia: Persekutim politik ndaj meje, kërkova opinion nga një firmë ligjore në SHBA për hetimin e SPAK! Raportin ia kam dorëzuar Manjës dhe Nikollës
23 Nëntor, 10:58
-
‘Zhduket’ dëshmitari i SPAK në gjyqin ndaj Fredi Belerit! Abdyl Rama s`gjendet nga policia, SPAK: Iku jashtë shtetit! Gjykata shtyn seancën
22 Nëntor, 14:35
-
EKSKLUZIVE/ Gjykatësja që nxori nga burgu Jamarbër Malltezin në konflikt interesi! Ka blerë shtëpi nga ai në kullat e ish Klubit Partizani
21 Nëntor, 22:27
-
A është përjashtuar Arben Ahmetaj nga grupi parlamentar i PS-së? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi
20 Nëntor, 10:46
-
Masakra e Lushnjës në 2017, shtyhet seanca për Laert Haxhiun! Avokati Detar Hysi kërkon të heqë dorë nga mbrojtja, GJKKO: Sill prokurë
17 Nëntor, 11:53
-
Dritan Rexhepi i arrestuar në Turqi, shtyhet gjyqi në Tiranë! SPAK: Të njoftohet për procesin mbi zhdukjen e Jan Prengës
16 Nëntor, 11:25
Po pse lodhesh o Tiger aq lek i harxhon nje shetitje tek prada apo tek zegnja ne Lugano.Mos e loth qerosin me kto vogelsira
Përgjigju