TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për tu liruar nga qelia. Me një vendim të 23 prillit, Gjykata e Lartë e zhbëri vendimin e Apelit dhe e riktheu për rishqyrtim kërkesën e Metës për një masë më të lehtë sigurie, por kërkesa iu rrëzua sërish nga gjyqtarja Saida Dollani.
Ndërkohë, po sot në GJKKO do të shqyrtohej një tjetër kërkesë e Ilir Metës, i cili kërkonte lirinë kundrejt garancisë pasurore prej 50 mijë eurosh. Por kjo seancë u shty, pasi nuk u paraqitën avokatët e kreut të Partisë së Lirisë, të cilët nuk kishin marrë njoftim zyrtar për zhvillimin e seancës.
Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








