Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë zyrtare Bruksel ku u takua me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Në një foto të bërë publike me presidentin e Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama thotë se domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, që është rruga e fazës finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të kuptohet nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

Si për presidentin e KE-së dhe për kryeministrin Edi Rama, lirimi i tre policëve të Kosovës, nënvizon kryeministri shqiptar, ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha pas një takimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama se se është i nevojshëm një shtensionim urgjent në veri të Kosovës, sepse është në të mirë të gjithë Ballkanit Perëndimor.

"Dialogu me mbështetjen e BE-së dhe zbatimi i marrëveshjes duhet të vazhdojë shpejt. Pres që Këshilli Evropian të dërgojë një mesazh të qartë këtë javë", shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Tre ditë më parë një konferencë për mediat, Rama i cili kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Edi Rama javë më parë bëri me dije se ka dorëzuar në zyrën e presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Drafti u prit mirë nga BE që e konsideroi si një propozim tepër serioz. Ndërsa Vuçiç dhe Kurti nuk u pajtuan me një propozim të tillë nga ana e Ramës. Presidenti serb tha se Rama nuk është i autorizuar për diçka të tillë, ndërsa Kurti tha se para se të bënte një propozim të tillë, kryeministri i Shqipërisë duhej të kujdesej për shqiptarët që ndodhen në Serbi dhe të dërgonte kërkesë për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë shqiptare në shtetin serb.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Rama takon presidenti e KE-së: Dialogu mes Kosovës e Serbisë rruga për normalizimin e marrëdhënieve, e kanë detyrim edhe për rajonin

1687792793_Fzjt9yqXsAkfwO1.jpg

Pas takimit me Michel, kryeministri Edi Rama përcolli dhe mendimin e tij për lirimin e tre policëve të Kosovës, si një lajm shumë i mirë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel kanë një dakordësi në lidhje me këtë. Sipas Ramës, domosdoshmëria e shtensionimit të menjëhershëm është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shkroi Rama në Twitter.

Ora 13:39
VIDEO/ Edi Rama pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian në Bruksel

1687779711_hess.jpg

Në Bruksel Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.